Flash

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në industri, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Lapsi.al 24 March 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në industri, turizmi dhe

Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit 2025 tregojnë për rënie të punonjësve të zyrave dhe në sektorin e industrisë dhe nga ana tjetër rritje të punësimit në aktivitet që lidhen me turizmin dhe ndërtimin.

Sipas të dhënave të zyrtare të INSTAT vihet re reduktim i theksuar në aktivitetet mbështetëse të biznesit, “Administrim zyrash, mbështetje administrative” me një rënie vjetore të indeksit të punësimit me -7.3% në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke u renditur si fusha me tkurrjen me të fortë te punonjësve.

Administrimi i zyrave dhe mbështetja administrative konsiderohet si shërbim ndaj ndërmarrjeve dhe është një indikator i mirë i shëndetit të bizneseve të tjera. Nëse ndërmarrjet e tjera kanë rritje, ato kërkojnë më shumë shërbime mbështetëse dhe administrative.

Burimet nga tregu pohuan se rënia e punësimit në stafet e zyrave shpjegohet edhe me automatizimin dhe Inteligjencën Artificiale. Shumë detyra përsëritëse si faturimi, arkivimi dhe menaxhimi i të dhënave tani kryhen nga softuerë, duke pakësuar nevojën për staf mbështetës.

Kjo tendencë negative e punësimit është shtrirë edhe në sektorë të tjerë si Transporti dhe magazinimi, i cili u tkurr me -3.3% në tremujorin e fundit 2025, si dhe në industritë nxjerrëse e përpunuese që pësuan një rënie mesatare -2%.

Industria kryesisht ajo përpunuese është në një cikël krize të gjatë që po vijon me shkurtimin e punonjësve si rrjedhojë e rënies së porosive nga jashtë, rritjes së kostove te brendshme dhe humbjet nga kursi i këmbimit. Punësimi në aktivitetet ligjore gjithashtu shënoi një rënie të lehtë, duke mbyllur vitin me një performancë negative prej -0.7%.

Në anën tjetër të spektrit, turizmi dhe tregtia po shërbejnë si motorët kryesorë të rritjes së punësimit. Hotelet udhëheqin me një rritje vjetore të indeksit të punësimit me 10.8% në tremujorin e fundit 2025, të ndjekura nga Tregtia me shumicë me 10.1%.

Po ashtu, sektorët e ndërtimit dhe Agjencive të udhëtimit treguan qëndrueshmëri të lartë, duke u zgjeruar punësimin në të njëjtën periudhe me nga 6.3% secili. Ky kontrast i thellë mes rënies drastike në shërbimet administrative dhe rritjes hovshme në sektorin e mikpritjes sugjeron një riorientim të kapitalit njerëzor drejt ekonomisë së shërbimeve dhe turizmit në fundin e vitit 2025./ Monitor

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI