Flash

Ujësjellësit morën 3.5 mln euro subvencione nga qeveria, 88.8% shkoi për energjinë

Lapsi.al 23 March 2026
Ujësjellësit morën 3.5 mln euro subvencione nga qeveria, 88.8%

Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve morën gjatë vitit të shkuar 350 milionë lekë, apo më shumë se 3.5 mln euro, si subvencion nga qeveria. Të dhënat zyrtare tregojnë se shumica e kësaj shume shkoi për të paguar energjinë elektrike. Pesha e këtij zëri në totalin e subvencioneve ishte 88.8%. Pjesa tjetër shkoi si kompensim për shtresat në nevojë.

“Për vitin 2025, Qeveria Qendrore ka shpërndarë subvencione në vlerën totale prej 350 milionë lekësh për dymbëdhjetë Shoqëri Rajonale UK, nga katërmbëdhjetë të krijuara deri më tani, si dhe për shoqërinë UK Vorë.

Shpërndarja e subvencioneve është realizuar në përputhje me Udhëzimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 1, datë 04.07.2025, “Për miratimin e metodologjisë, kritereve dhe procedurave për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore për ofruesit e shërbimeve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve për vitin buxhetor 2025”.

Në bazë të pikës 6(a) të këtij udhëzimi, fondi i subvencionit përdoret për të akorduar çdo muaj zbritje 100% në tarifën e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për kategoritë në nevojë, të përcaktuara në pikën 3 të metodologjisë, për kompensimin e konsumit të sasisë minimale jetike deri në 5 m³/muaj”, thuhet në dokumentin e Entit Rregullator të Ujit.

Për vitin 2025, vlera e përdorur për shtresat në nevojë për 12 Shoqëritë Rajonale UK dhe UK Vorë është 39 milionë lekë.

Ndërkohë, Enti sqaron se në bazë të pikës 6(b) të të njëjtit udhëzim, pjesa e mbetur e fondit të subvencionit përdoret për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike për shoqëritë që kanë mbi 75% të prodhimit të ujit me ngritje mekanike. Ky kriter është zbatuar për subvencionimin e shoqërive Rajonale UK Fier, Shkodër, Elbasan, Sarandë, Durrës dhe UK Vorë.

“Për shoqëritë që nuk kanë përfunduar procesin e rajonalizimit, sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 302, konkretisht UK Tiranë dhe UK Kamëz, të cilat pritet të konsolidohen në strukturën SKP UK Tiranë, nuk janë shpërndarë subvencione për mbulimin e kostove të energjisë elektrike apo për mbështetjen e shtresave në nevojë gjatë vitit 2025.

Kjo situatë lidhet me orientimin strategjik të qeverisë qendrore për të prioritarizuar mbështetjen financiare ndaj shoqërive UK që janë bërë pjesë e reformës së rajonalizimit, në përputhje me VKM nr. 302, ku Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/AKUK zotëron 51% të aksioneve. Gjithashtu, rezulton se gjatë vitit 2025 dy shoqëri rajonale UK, përkatësisht UK Gjirokastër dhe UK Dibër, nuk kanë përfituar subvencione”, thuhet në dokument./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI