Flash

Mbahet sot seanca e dytë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj

Lapsi.al 24 March 2026
Mbahet sot seanca e dytë e gjyqit në themel për kryebashkiakun

Sot mbahet seanca e dytë e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe 28 personave e shoqërive që bëjnë pjesë në këtë dosje.

Në seancën e parë në themel që u zhvillua më 9 mars, Veliaj arriti të siguronte një fitore pasi GJKKO më në fund pranoi kërkesën e tij të përsëritur për të marrë të gjitha aktet e dosjes hetimore.

Ai nuk u paraqit në këtë seancë dhe u përfaqësua nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku. Përmes një deklarate, Veliaj pretendoi se nuk ishte zhvilluar ende seanca paraprake dhe, sipas tij, procesi nuk mund të ishte në fazën e gjykimit në themel.

Vetëm një ditë pas miratimit të kërkesës së tij nga GJKKO, SPAK, përmes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i dorëzoi 28 mijë faqe nga 72 fashikujt e dosjes, në funksion të së drejtës së tij për mbrojtje efektive.

Veç Veliajt, në seancën e parë në themel, mungoi edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përfaqësuar nga avokati Maks Haxhia, i cili informoi gjykatën se ajo është shtatzënë dhe mjeku i ka ndaluar lëvizjen për arsye shëndetësore.

Po ashtu munguan, por u përfaqësuan nga avokatë, të pandehurit e tjerë, Klotilda Bushka, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu. I vetmi i pandehur që u paraqit fizikisht në seancë ishte biznesmeni Elman Abule, i cili deklaroi se do të jetë i pranishëm edhe në vijim të procesit.

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa, edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje, më 9 shkurt. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK dërgoi kërkesën për të kaluar dosjen për gjykim 5 muaj më parë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 24 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë.  Ndërkohë monedha euro do blihet me 95.6 le...

08:36

Parashikimi i motit për këtë të martë

Gjatë ditës së sotme priten reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet. Në zonat lindore dhe juglindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet...

08:00

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI