Flash

Britney Spears shfaqet për herë të parë pas arrestimit

Lapsi.al 24 March 2026
Britney Spears shfaqet për herë të parë pas arrestimit

Britney Spears është parë për herë të parë në publik që nga arrestimi i saj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit (DUI) në fillim të këtij muaji, ndërsa çështja e saj po shqyrtohet aktualisht nga prokurorët e qarkut.

Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Qarkut Ventura deklaroi për mediat se çështja është dorëzuar dhe ndodhet në proces shqyrtimi.

“Ky proces mund të përfshijë edhe mbledhje të provave dhe informacioneve shtesë. Vendimi përfundimtar do të merret përpara seancës së planifikuar gjyqësore më 4 maj 2026,” thuhet në deklaratë.

Këngëtarja 44-vjeçare u pa në Malibu të dielën, sipas një fotografie të publikuar nga një faqe fansash në rrjetet sociale.

Në imazh, ajo shfaqet e veshur me një pallto të gjatë kafe, syze dielli dhe me flokët biondë të lëshuara, ndërsa priste në radhë për të porositur në një Starbucks. Në dorë mbante telefonin dhe një çantë të madhe portokalli.

[embed]https://www.instagram.com/p/DWPeiqqAQm-/?igsh=cnU4OWYza240Y2Fw[/embed]

Spears u arrestua më 4 mars nga Patrulla e Autostradave të Kalifornisë në Ventura County për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe u lirua mëngjesin pasardhës.

Arrestimi erdhi disa muaj pasi ajo ishte parë duke drejtuar në mënyrë të çrregullt pas një nate jashtë me miq.

Menaxheri i saj, Cade Hudson, e cilësoi incidentin si “të pafalshëm”, duke shtuar se këngëtarja do të përballet me pasojat dhe do të ndërmarrë hapat e duhur për të respektuar ligjin.

Ai theksoi gjithashtu se kjo mund të jetë një pikë kthese për të sjellë ndryshime të nevojshme në jetën e saj.

Sipas burimeve pranë artistes, Spears është e tronditur dhe e penduar për atë që ka ndodhur. Ajo po mbështetet nga djemtë e saj, Sean Preston (20 vjeç) dhe Jayden James (19 vjeç), të cilët ndodhen pranë saj në këtë periudhë të vështirë.

“Britney e kupton seriozitetin e situatës dhe ndikimin që mund të ketë jo vetëm në jetën e saj, por edhe te familja, veçanërisht te djemtë e saj,” tha një burim.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Nicholas Brendon

Aktori Nicholas Brendon, i njohur më së shumti për rolin e Xander Harris në serialin Buffy the Vampire Slayer, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. “Jemi z...

18:38

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI