Flash

Nicole Kidman zbulon planet për Met Gala 2026

Lapsi.al 15 March 2026
Nicole Kidman zbulon planet për Met Gala 2026

Nicole Kidman ka zbuluar se në tapetin e kuq të Met Gala 2026 më 4 maj do të shoqërohet nga vajza e saj e madhe, Sunday Rose Kidman Urban.

Gjatë një interviste në podcastin Las Culturistas më 11 mars, aktori e filmit Moulin Rouge! tha se është shumë e lumtur që këtë vit është sërish bashkë-kryesuese e eventit prestigjioz.

“Besoj se është hera e tretë që jam bashkë-kryesuese, por ta bëj këtë tani? Jam shumë, shumë e lumtur dhe vajza ime Sunday do të vijë me mua,” u shpreh ajo.

Kidman ka dy vajza me ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin e muzikës country Keith Urban: Sunday, 17 vjeç dhe Faith, 15 vjeç.

Ajo është gjithashtu nënë e Isabella Jane Cruise dhe Connor Cruise, të cilët i ka nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Tom Cruise.

Kidman tregoi se vajza e saj ka një pasion të madh për modën.

“Sunday e adhuron modën. Madje sapo ka ecur në pasarelë për Dior. Tani po kthehet nga Parisi,” tha aktorja.

Megjithatë, ajo theksoi se karriera e vajzës është plotësisht e pavarur nga e saj.

“Është një botë e tëra e saj dhe është e jashtëzakonshme,” shtoi Kidman.

Sunday bëri debutimin e saj në pasarelë në tetor 2024 gjatë Javës së Modës në Paris në shfaqjen e koleksionit pranverë/verë të Miu Miu.

Më pas ajo u bë pjesë edhe e fushatës së markës dhe në vitin 2025 realizoi kopertinën e saj të parë për revistën Nylon.

 

Të këshilluara

Ish-punonjësi fiton gjyqin ndaj Kanye West

Reperi Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, është urdhëruar nga gjykata të paguajë 140 mijë dollarë, pas një padie që lidhet me vilën e tij shumë milionëshe n...

20:26

Rikthehen në skenë The Pussycat Dolls

Grupi i njohur pop The Pussycat Dolls është rikthyer zyrtarisht — këtë herë si një trio. Anëtaret origjinale Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt dhe Ashley Ro...

15:23

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI