Flash

Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Las Vegas

Lapsi.al 15 March 2026
Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Las

Jennifer Lopez pati një moment të papritur gjatë një koncerti në rezidencën e saj në Las Vegas, kur u pengua në skenë ndërsa po performonte hitin e saj të vitit 2011, On the Floor.

Ngjarja ndodhi gjatë spektaklit të saj “Up All Night Live” në sallën The Colosseum at Caesars Palace. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Jennifer shihet teksa ngre këmbën gjatë koreografisë, por pengohet.

[embed]https://www.instagram.com/reel/DVlaIxuDtGQ/?utm_source=ig_web_copy_link[/embed]

Megjithatë, Lopez e mori situatën me profesionalizëm: ajo e rimori menjëherë ekuilibrin dhe vazhdoi të këndojë dhe të kërcejë së bashku me balerinët, pa e ndërprerë performancën.

Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ndërsa fansat vlerësuan reagimin e saj të shpejtë në skenë. Rezidenca e saj në Las Vegas nisi në dhjetor dhe ka tërhequr vëmendje të madhe nga publiku.

Gjatë një koncerti javën e kaluar, Lopez foli edhe për periudhën e vështirë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, këngëtari Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme.

Ajo tregoi se në atë kohë kishte menduar të hiqte dorë nga gjithçka, por u frymëzua nga këshillat e autores së zhvillimit personal Louise Hay, e cila i tha: “Ti je kërcimtare, prandaj vazhdo të kërcesh.”

Të këshilluara

Ish-punonjësi fiton gjyqin ndaj Kanye West

Reperi Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, është urdhëruar nga gjykata të paguajë 140 mijë dollarë, pas një padie që lidhet me vilën e tij shumë milionëshe n...

20:26

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI