Flash

Trump: Vijojmë goditjet ndaj Iranit, vendet aleate dërgojnë anije luftarake në Hormuz

Lapsi.al 14 March 2026
Trump: Vijojmë goditjet ndaj Iranit, vendet aleate dërgojnë anije
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump deklaroi se disa vende pritet të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushtica e Hormuzit. Në një postim në Truth Social, Trump tha se shpreson që vende si Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar të dërgojnë anije në rajon, pa dhënë detaje të tjera.

Ai paralajmëroi gjithashtu se SHBA mund të godasë “pa mëshirë” vijën bregdetare të Iranit. Më herët, Trump kishte njoftuar për një goditje me raketa dhe dronë ndaj ishullit strategjik Kharg. Nga ana tjetër, Irani paralajmëroi kundërpërgjigje dhe u bëri thirrje vendeve të Gjiri Persik të evakuojnë banorët nga zonat bregdetare. Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rritur masat e sigurisë në zonat strategjike dhe po monitorojnë situatën.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI