Flash

Dita e Verës në Tiranë: Panaire, muzikë dhe aktivitete gjatë gjithë ditës

Lapsi.al 14 March 2026
Dita e Verës në Tiranë: Panaire, muzikë dhe aktivitete

Dita e Verës është festuar sot në shumë qytete të Shqipërisë, me një program të pasur aktivitetesh kulturore, artistike, sportive dhe gastronomike. Festa e lashtë pagane, e ruajtur ndër breza, ka mbledhur qytetarë dhe turistë veçanërisht në sheshet e kryeqytetit. Një nga atraksionet kryesore ishte ekspozimi i makinave retro të zbukuruara me lule natyrale në Sheshi Skënderbej, që ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve. Aktivitetet nisën në Parku Europa me performanca muzikore nga artistë të rinj dhe vijuan pranë ministrive me aktivitete artistike të realizuara nga fëmijët.

Ndërkohë, në Bulevardi Dëshmorët e Kombit është organizuar një panair artizanal me punime tradicionale, ndërsa Sheshi Nënë Tereza i është dedikuar aktiviteteve sportive për të gjitha grupmoshat. Me muzikë tradicionale dhe këngë moderne, festa që simbolizon gëzimin dhe ardhjen e pranverës ka bërë bashkë fëmijë dhe të rritur.

Të këshilluara

Trump në G7: Irani i gatshëm të dorëzohet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha gjatë një konference telefonike të udhëheqësve të G7 se Irani “është gati të dorëzohet”, raportoi Axios të premten, duke...

12:57

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI