Flash

“Burg për ndërtime pa leje e drita, për korrupsion jo”/ Rama përplaset me gazetaren

Lapsi.al 13 March 2026
“Burg për ndërtime pa leje e drita, për korrupsion

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës për mediat. Gazetarja Meta e pyeti Ramën në lidhje me përdorimin e standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale në rastin e qytetarëve të zakonshëm dhe Belinda Ballukun.

Pyetja: Keni deklaruar se ka burg për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike, ata që ndërtojnë pa leje etj. Pse në rastin e Belinda Ballukut i thatë jo burgut dhe u kujtuat për standardet që referon BE dhe pse mbahet ky standard i dyfishtë?

Rama: Tani, nëse do më gjeni një herë se jetojmë në një kohë kur gënjeshtra duke u përsëritur bëhet e vërtetë. Unë nuk kam thënë kurrë burg për ata që nuk paguajnë dritat dhe askush kurrë në historinë e këtij vendi nuk ka shkuar burg për këta. Unë kam thënë burg për ata që vjedin dritat. Dritat duhet të priten si në cdo vend të botës dhe kjo ka ndodhur.

Rama: Unë besoj që kur jemi në kushtet që mitingu zhvillohet rregullisht këtu poshtë, shko atje poshtë. Këtu nuk është për miting, këtu ka pyetje dhe përgjigje, jo debat. Gjëja që ti më kërkon është të jap përgjigjen që do ti. Unë pres me qetësi të mbarojë pyetja jote e gjatë unë kërkoj të coj deri në fund nëse Qimi ma jep lejen. Nëse Qimi nuk ma jep lejen, atëherë unë jam shumë i keqardhur. Nuk bëj asnjë sulm personal. Pse emri është sulm personal? Jo Çimi, Qimi. Është një tjetër. Unë do merrem me gjithçka që më vjen të merrem se jam aq i lirë sa të gjithë ju që të thoni gjënë që doni. Unë dua fjalën këtu. Unë dua fjalën dhe të jesh e sigurt që do kuptosh në fund që ja fut kot. Pastaj e gjykojnë njerëzit. Si mund t’i kërkohet dikujt të japë përgjigjen që do ti. Në Shqipëri nuk ka hyrë kurrë në burg një person pse nuk ka paguar dritat. Në burg nuk shkon për diçka që nuk shkruhet në Kodin Penal, nuk ka Kodi Penal normë ku të thuhet mospagesa e dritave të con në burg. Nuk ka ndodhur. Kanë hyrë në burg persona që kanë vjedhur dritat. Mospagesat kanë çuar në prerjen e dritave që nuk priteshin kurrë më parë. Por jo burg. Ndërtimi pa leje është i sanksionuar në kodin penal dhe është një vepër penale që ndëshkohet sipas shkallëve, pro edhe me heqjen e lirisë, patjetër. Është vepër në flagrancë, është fizikisht e kapshme, e prekshme, nuk është diçka që e thotë një televizor apo një tjetër që është ose nuk është.

Të këshilluara

Trump në G7: Irani i gatshëm të dorëzohet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha gjatë një konference telefonike të udhëheqësve të G7 se Irani “është gati të dorëzohet”, raportoi Axios të premten, duke...

12:57

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI