Flash

Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë iraniane drejt Turqisë

Lapsi.al 13 March 2026
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se forcat e mbrojtjes ajrore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë interceptuar një raketë të tretë balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë, duke shtuar se po kërkon një shpjegim nga Teherani për incidentin.

“Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor. Po merren të gjitha masat e nevojshme me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë, ndërkohë që po zhvillohen diskutime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha aspektet e incidentit. Duke pasur si përparësi sigurinë tonë kombëtare, të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen dhe vlerësohen me kujdes”, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit

Izraeli ka nisur sulme të reja drejt kryeqytetit iranian. Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se sulmet e reja synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist ir...

08:44

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI