Flash

Arrestohet 41-vjeçari, lëvizte me pistoletë në makinë

Lapsi.al 13 March 2026
Arrestohet 41-vjeçari, lëvizte me pistoletë në makinë

Një 41-vjeçar me iniciale L. Sh., u ndalua në rrugën “Selitë e Vogël” teksa me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit.

"Finalizohet operacioni i koduar “Doreza”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet gjatë kontrolleve nga shërbimet “Shqiponja”, 41-vjeçari.

I arrestuari, për të fshehur armën, kishte improvizuar një hapësirë në derën e automjetit. Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me krehër dhe fishekë.

Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të kryera 24/7 dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, u finalizua operacioni i koduar “Doreza”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ky shtetas, të ndaluar gjatë natës, në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar nga i arrestuarit, në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të këshilluara

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit

Izraeli ka nisur sulme të reja drejt kryeqytetit iranian. Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se sulmet e reja synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist ir...

08:44

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare. Reshjet l...

07:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI