Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Eurostat: Shqiptarët e përdorin e-qeverisjen më shumë sesa mesatarja e BE

Lapsi.al 13 March 2026
Eurostat: Shqiptarët e përdorin e-qeverisjen më shumë sesa

Teksa shumë shërbime sot, si marrja e një certifikate, vërtetimi sigurimesh, pronësie etj, mund të kryhen vetëm online, individët shqiptarë rezultojnë që i përdorin shërbimet online të qeverisjes më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2024 (për vendet e BE-së kanë dalë të dhënat e 2025-s), 78% e qytetarëve shqiptarë ndërvepruan me autoritetet publike në mënyrë online gjatë 12 muajve të mëparshëm, në krahasim me 72% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.

Shqipëria është e para në rajon për ndërveprimin me autoritetet publike online dhe e 13-a në Europë. E dyta pas nesh është Serbia (64.2%), Kosova (59.3%), Mali i Zi (52.4). Të fundit janë Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, me përkatësisht 38% dhe 32%.

Eurostat e detajon përdorimin edhe sipas grupmoshave.

Në Shqipëri, dominojnë të rinjtë, me 97.5% të grupmoshës 16-29 vjeç, që ndërvepruan me autoritetet publike në mënyrë online gjatë 12 muajve të mëparshëm, e katërta më e lartë në Europë, pas Finlandës, Danimarkës e Norvegjisë.

I lartë është përdorimi dhe për grupmoshat 55-64 vjeç (66%).

Shërbimet e noterisë përfitojnë nga fakti që të moshuarit nuk arrijnë të ndërveprojnë me e-qeverisjen (vetëm 30% sipas Eurostat për grupmoshën 65-74 vjeç), duke ofruar shpesh shërbime me pagesë për këtë kategori.

Sipas Eurostat, në vitin 2025, 72% e qytetarëve të BE-së ndërvepruan me autoritetet publike në mënyrë online gjatë 12 muajve të mëparshëm. Përdorimi më i lartë u regjistrua në Danimarkë (98%), Holandë, Finlandë dhe Suedi (të gjitha 96%).

Përdorimi i identitetit elektronik (eID) ndryshon ndjeshëm brenda BE-së. Mesatarisht, 52% e qytetarëve e përdorin atë për të aksesuar shërbime publike. Në disa vende nordike dhe të Europës Veriore përdorimi është shumë i lartë – mbi 90% në Danimarkë, Finlandë, Holandë, Suedi dhe Estoni – ndërsa në vende të tjera mbetet shumë i ulët, 15% ose më pak në Gjermani, Sllovaki, Bullgari dhe Rumani.

Në vitin 2025, 61% e personave të moshës 35–44 vjeç në BE përdorën identitetin elektronik, ndërsa mes individëve 65–74 vjeç kjo përqindje ishte vetëm 36%./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI