Flash

U vetëhelmua me fostoksinë dhe gjeti vdekjen/ Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

Lapsi.al 12 March 2026
U vetëhelmua me fostoksinë dhe gjeti vdekjen/ Zbardhet ekspertiza

Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen Xhuana Nikillaj, 25-vjeçarja që ndërroi jetë në QSUT pasi u vetëhelmua me fostoksinë është zbardhur. Bëhet me dije se, e reja kishte shenja të dukshme në trup, të cilat thuhet se i janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia.

Sa i përket raportimeve se 25-vjeçarja ishte shtatzënë, ekspertiza sot ka vërtetuar të kundërtën. Gjithashtu, familjarët pretendojnë se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga ish-partneri i saj, Fizi.

Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër, ku shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Po ashtu, në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI