Flash

Bylykbashi lexon raportin e opozitës: Deputetët duhet të votojnë pro kërkesës së SPAK

Lapsi.al 12 March 2026
Bylykbashi lexon raportin e opozitës: Deputetët duhet të

Oerd Bylykbashi, si anëtarë i këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve nga opozita, ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD të kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në fjalën e tij, Bylykbashi argumentoi se Kuvendi duhet të japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Ballukut, ndërsa evidentoi gjetjet e Prokurorisë së Posaçme, se ish-zëvendës kryeministrja ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në bashkëpunim. Dëmi financiar i shkaktuar nga shkeljet e zyrtares, theksoi ai, arrin në 1.1 miliardë euro.

“Prokuroria ka marrë si të pandehur dhe person në hetim deputeten Belinda Balluku se dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur, 11 fakte penale, veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera kryer në bashkëpunim. Kërkesa është marrë në shqyrtim nga këshilli për Mandatet në mbledhjen e datave 19 dhjetor dhe 23 shkurt, dhe në përfundim të shqyrtimit, 5 anëtarët e pakicës parlamentare, dhe analiza e fakteve e rrethanave të çështjes, rekomandojmë që deputetët të votojnë pro për miratimin e kërkesës së SPAK, duke vendosur dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun.

Dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën shkelja e barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Në miratimin e këtij rekomandimi mbajmë në konsideratë, sipas GJK, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë kuvendit dhe jo e deputetëve të veçantë. Në këtë kuptim, theksohet edhe qëndrimi i Komisionit të Venecias, sipas të cilit imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por mbrojtja e vetë parlamentit“, u shpreh deputeti.

Bylykbashi theksoi se Kuvendi ka për detyrë vetëm të verifikojë nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e autorizimit për arrestim, duke shtuar se ai nuk mund të përdoret si “mburojë” për të mbrojtur politikisht një ligjvënës.

Ai theksoi se nëse Kuvendi do të mbante qëndrimin që nuk ka nevojë për një masë më të rëndë sigurie, ndërkohë që Prokuroria vërteton të kundërtën, atëherë Kuvendi do të uzurponte kompetencat e pushtetit gjyqësor.

“Në rastin konkret, është detyrë e kuvendit të verifikojë vetë nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit. Kuvendi, në këtë procedurë ka vetëm një detyrë që të sigurojë që deputeti të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko partiak për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare. Kuvendi nuk mund të çmojë meritën se cila është masa e përshtatshme për të mbrojtur hetimet. Kjo është kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor”, shtoi deputeti.

Ai përmendi provat që ka paraqitur SPAK, krahas kërkesës për arrestimin, duke theksuar se ish-zëvendës kryeministrja ka tentuar të intimidojë dëshmitarët përmes personave të fortë dhe zyrtarëve të emëruar prej saj. SPAK, theksoi ai, ka paraqitur 80 prova kundër deputetes.

“Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe jemi përpara prezumimit bazik se imuniteti duhet të hiqet se nuk ka pretendim se akuzat ndaj Ballukut janë të motivuara politikisht. Edhe vetë ajo, përmes avokatëve të saj e konfirmon një gjë të tillë. Prokuroria tregon se ekziston dyshimi i arsyeshëm, që bazohet në një set provash, 80 prova, të ndara në 12 volume.

Provohet rreziku për procedimin penal, prokuroria, në kërkesë, treguan qartazi se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal. Pozicioni i saj si deputet i maxhorancës, ish zv-kryeministër dhe ish-ministër, lidhja e ngushtë me një numër të ministrave aktualë apo funksionarë të administratës publike, është tregues i lidhjeve të saj për të ndikuar në cilësinë e provave.

Për më tepër, gjatë mbledhjes së 23 shkurtit, prokurorët paraqitën provat se deputetja Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët përmes dy formave, të fortëve, për të cilët Prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar. Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të saj, që ose kanë shantazhuar për shkarkimin nga puna të familjarëve, ose kanë ofruar para për ndryshimin e dëshmive”, shtoi ai.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite,...

09:09

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI