Flash

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati

Lapsi.al 12 March 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati

Ecuria e pagave në vendin tonë tregoi se edhe në vitin 2025 sektori publik konsolidoi pozicionin e tij si punëdhënësi më konkurrues. Sipas të dhënave të zyrtare të INSTAT, paga mesatare në shtet e kapërceu pragun e 100 mijë lekëve, duke u fiksuar në 100,280 lekë.

Kjo rritje ka bërë që diferenca me sektorin privat të thellohet sërish, duke arritur në mbi 23 mijë lekë, pasi paga mesatare në bizneset private, ndonëse në rritje, mbetet në nivelin e 77,155 lekëve, me shtetin që paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, ndonëse ky i fundit ka ende informalitet dhe paga reale mund të jetë më e lartë.

Ky trend tregon se, pavarësisht përpjekjeve të sipërmarrjes private për të rritur ofertat e tyre, ritmi i diktuar nga reformat qeveritare ka qenë shumë më i shpejtë dhe agresiv për tre vitet e fundit.

Vitin e kaluar paga në sektorin shtetëror u rrit me 8.9 për qind, duke rënë nga ritmi i vitit 2024 ku rritja ishte 16%. Sakaq paga mesatare mujore bruto në sektorin privat arriti në 77,155 mijë lekë me rritje vjetore 8.4.

Hendeku i pagave ndërmjet sektorit privat dhe publik, pasi u ngushtua ndjeshëm në vitin 2022, me pagat në shtet që ishin 20% më të larta, si pasojë e reagimit të shpejtë e bizneseve pas krizës së inflacionit, hendeku nisi të zgjerohej sërish me ritme të larta në vitet pasardhëse.

Në vitin 2025, diferenca ka arritur në 30%, një shifër që tregon se sektori privat është gjithnjë e më larg standardit të pagesave që ofron shteti. Kjo situatë krijon një presion të dyfishtë për biznesin, i cili përveç mungesës së fuqisë punëtore prej emigrimit, tashmë duhet të konkurrojë edhe me nivelin e lartë pagave të larta të administratës publike.

Si rrjedhojë e një plani të qeverisë për çuar pagën mesatare ne 900 euro në vitin 2024 sektori publik u shndërrua në liderin e pagave. Ekspertët parashikojnë se kjo zhvendosje mund të orientojë talentet drejt strukturave shtetërore.

Ecuria e pagave në sektorin shtetëror tregon një rritje progresive që ka nisur që nga viti 2020, kur kjo vlerë luhatet në rreth 64,389 lekë, si rrjedhojë e planit të qeverisë për pagat në administratë.

Megjithatë, hovin më të madh e shohim pas vitit 2022, ku brenda vetëm një viti paga u rrit me rreth 11 mijë lekë, duke arritur në 81,887 lekë në vitin 2023. Kjo dinamikë ka vijuar edhe gjatë vitit 2024, ndërsa për 2025, rritja ishte rreth 8.9%, ose një shtesë neto prej 8,211 lekësh krahasuar me 2024.

Nga ana tjetër, pagat në sektorin privat në nivelin e 48,459 lekëve, ka pësuar një rritje të ndjeshme dhe pritet të arrijë në 77,155 lekë në vitin 2025. Për këtë grup, rritja vjetore ishte 8.4%, duke treguar se e gjithë struktura e pagave në vend po zhvendoset lart.

Ky zgjerim i pagave, megjithëse pozitiv për konsumin, mbetet një sfidë për bizneset që duhet të përballojnë kosto më të larta të punës në një kohë kur rritja e produktivitetit shpesh nuk ndjek të njëjtin ritëm.

Nga këndvështrimi i kostos së jetesës, kjo rritje është e domosdoshme ndaj shtrenjtimit të shportës bazë dhe qirave, por njëkohësisht ushqen një cikël të ri inflacioni. Rritja e kostove të punës me rreth 8.5% vetëm në një vit i detyron biznesit t’i transferojnë këto kosto te çmimet finale për konsumatorin.

Në rastet kur rritja e pagave nuk vjen nga produktiviteti, por presionet në tregun e punës, kjo shkakton inflacion, i cili nga ana tjetër i zbeh efektet e rritjes./MONITOR

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite,...

09:09

Këmbimi valutor, 12 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:20

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI