Flash

Snajperistët vendosen në tarracat në zonën përreth Kuvendit të Shqipërisë

Lapsi.al 12 March 2026
Snajperistët vendosen në tarracat në zonën përreth

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, ku në rendin e ditës është shqyrtimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Kjo çështje pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike në sallën e Parlamentit. Sipas axhendës, pika do të trajtohet e para menjëherë pas nisjes së seancës. Fillimisht do të mbajë fjalën vetë Balluku, ndërsa më pas do të paraqiten dy raportet e përgatitura nga përfaqësuesit e opozitës dhe të shumicës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Pas prezantimit të raporteve, deputetët e opozitës dhe të mazhorancës do të shprehin qëndrimet e tyre përpara se çështja të hidhet në votim.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë para godinës së Kuvendit në të njëjtën orë me zhvillimin e seancës plenare. Pak para nisjes së saj, forcat speciale janë vendosur në gatishmëri për çdo ndërhyrje të mundshme.

Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara sigurie, duke rrethuar zonën përreth Parlamentit me gardhe metalike dhe duke vendosur kufizime në qarkullimin e automjeteve në këtë perimetër. Si në protestat e mëparshme, në tarracën e Kuvendit dhe në disa nga godinat përreth janë vendosur edhe snajperistë, të cilët monitorojnë situatën nga lart.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI