Flash

“Mos blini parmixhano, por djathë të bardhë”/ Çmimet e shtrenjta në supermarket

Lapsi.al 13 March 2026
“Mos blini parmixhano, por djathë të bardhë”/

Çmimet më të larta të produkteve në supermarketet shqiptare krahasuar edhe me të njëjtat linja tregtimi jashtë vendit është bërë shpesh objekt diskutimi, lidhur me funksionimin e tregut të shitjeve me pakicë në Shqipëri.

Duke folur për këtë çështje, i pyetur nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i Komisionit të Konkurrencës, Denar Biba, tha se institucioni i tij nuk mund të bëjë shumë për këtë fenomen, duke sjellë në vëmendje konceptin e zëvendësueshmërisë së produktit.

“Një nga fjalët kyç në të drejtën e konkurrencës është zëvendësueshmëria. Shoh që disa prej supermarketeve edhe me emër të madh, degë të mëmave të tyre jashtë, kanë çmime më të larta në Shqipëri sesa kompanitë mëma jashtë. Këtu vijmë te një moment që është profesional.

Dikush mund të thotë se djathi parmixhano është shumë këtu në x supermarket, sesa po të shkojmë te i vetmi supermarket në Bari apo Ankona. Përgjigja që i jep e drejta e konkurrencës në këto raste është: mos bli djathë parmixhano, bli djathë të bardhë. Mund të jetë e ashpër si përgjigje, por kështu është koncepti i zëvendësueshmërisë, sepse kur themi djathë, nuk nënkuptojmë gjëra tepër specifike,” tha ai.

Sipas analizave të ekspertëve, çmimet përgjithësisht më të larta të produkteve ushqimore në tregun me pakicë në Shqipëri mund të lidhen me një sërë faktorësh, duke filluar nga mungesa e një industrie të zhvilluar ushqimore në vend apo madhësia e vogël e tregut, që nuk lejon shfrytëzimin efikas të ekonomive të shkallës. Ndërkohë, zhvillimet e viteve të fundit, si rritja e pagave apo rritja e çmimeve të qirave të supermarketeve, logjistikës etj, kanë shtuar kostot.

Megjithatë, z.Biba u shpreh se Autoriteti i Konkurrencës i ka në vëmendje tregjet ushqimore dhe bëri të ditur se ky institucion është në fazën e hetimit të tregjeve të kafesë dhe të sheqerit.

Ndërkohë, vitin e kaluar ky institucion realizoi një hetim të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Në përfundim të hetimit, Autoriteti gjobiti gjashtë ndërmarrje të tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve, për sjellje të bashkërenduar në përcaktimin e çmimeve të këtyre produkteve. Ndërmarrjet në fjalë u gjobitën në masën e 0.15% të xhiros së vitit paraardhës./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI