Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Pas “sherrit” me Ramën/ Gazetarja: Investitor, tre pronarët e mediave kombëtare

Lapsi.al 13 March 2026
Pas “sherrit” me Ramën/ Gazetarja: Investitor, tre

Gazetarja Ambrozia Meta ka treguar të gjithë ngjarjen e sotme në konferencën për media të kryeministrit Edi Rama. Duke folur në Syri Tv, pasi Rama e përjashtoi nga konferenca, Meta ka deklaruar se një pyetje e saj për standardin e dyfishtë të drejtësisë mes qytetarëve të zakonshëm dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, shkaktoi reagimin e paprecedentë të Ramës.

Meta u shpreh se pas daljes nga konferenca, kryeministri e ka përballur në korridor duke i komunikuar se ishte përjashtuar përgjithmonë nga konferencat e tij. Ndërkohë që për shkak se mikrofoni iu hoq disa herë, Meta deklaroi se Ramës i ka kutjuar se është kryeministri që ka shpallur investitor strategjik tre pronarët e mediave kombëtare, Vizion Plus, Top Channel edhe TV Klan.

'Po. Në fakt në momentin që ka përmendur emrin e Çim Pekës me ironi ose siç e përdor gjithmonë me term fyes, unë i kam kërkuar që ta lërë jashtë drejtuesin e televizionit dhe të kthejë përgjigje për pyetjen. Më pas ai ka nisur një sulm sa i përket Syri-t, pra televizionit, duke pretenduar se ka një dosje për pastrim parash në prokurori, gjëra të tjera, për të cilat unë i kam thënë, ajo dosje për të cilën ju flisni, i keni kërkuar ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj që ta hetojë dhe nuk ka gjetur gjë nga ai lloj hetimi.

Në këto momente Rama është acaruar akoma më shumë, ka vijuar le të themi përplasja dhe ka fokusuar gjithë sulmin tek televizioni dhe duke e referuar pikërisht këtë gjë. Në ato momente që ka nisur sërish të flasë për hetimin ndaj televizionit, unë i kam thënë që kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë prokuroria. Në momentin kur ka nisur të flasë për paratë me të cilat mbahet televizioni, i kam kujtuar që ai është njeriu që ka shpallur investitor strategjik tre pronarët e mediave kombëtare, Vizion Plus, Top Channel edhe TV Klan, për të mos kaluar pastaj tek biznesmenët e tjerë të televizioneve që i dalin në dosjen Balluku që i ka favorizuar me tendera, dhe në momentin që ai është shprehur i shqetësuar për paratë me të cilat mbahet televizioni, unë i kam kujtuar paratë që qytetarët kanë humbur në tunelin e Llogarasë dhe i kam thënë, ju lutem meqë shqetësoheni, na thoni ku shkuan 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë. Kjo e ka acaruar pak më shumë situatën. Në këto momente kryeministri, siç ju e keni parë, ka ndërprerë konferencën për të kaluar në një pushim.

Në momentin që ka ndërprerë konferencën, ka dalë dhe më ka thënë që duhet të dalësh jashtë nga konferenca. Në momentin që unë kam shkuar për të dalë jashtë, për të mos e agravuar më shumë situatën, ka qenë një punonjës i gardës që nuk donte të më lejonte të dilja, sepse në ato momente Rama ishte duke kaluar në korridor. Dhe unë i kam kërkuar ta hap derën sepse për sa kohë që më kërkoi daljen nga konferenca, unë doja të largohesha. Dhe në këto momente ne jemi përballë sërish në korridor, ku kryeministri më ka thënë që je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat. Pra më ka nxjerrë jashtë. Pra kam marrë karton të kuq në kryeministri, nuk mund të hyj më në konferencat e tij. Nuk është hera e parë në fakt që kryeministri bën këtë gjë. Ky ka qenë debati im i përhershëm me Ramën që tetë vjet dhe Rama e di shumë mirë që unë nuk e lejoj asnjëherë në momentin që unë bëj një pyetje për çështje të interesit publik, ta anashkalojë këtë gjë duke u munduar të sulmojë dhe duke kujtuar televizionin, drejtuesit e televizionit apo duke hyrë në sulme personale. Dhe kjo ka qenë pak a shumë gjithë kronologjia e sherrit edhe e situatës që u krijua në kryeministri,' tha Meta.

Të këshilluara

Trump në G7: Irani i gatshëm të dorëzohet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha gjatë një konference telefonike të udhëheqësve të G7 se Irani “është gati të dorëzohet”, raportoi Axios të premten, duke...

12:57

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI