Flash

Strehoi klandestinë me qëllim trafikimin drejt BE-së, procedohet pronari i subjektit

Lapsi.al 14 March 2026
Strehoi klandestinë me qëllim trafikimin drejt BE-së, procedohet

Një 56-vjeçar është marrë nën akuzë nga Policia, pasi akuzohet se ka strehuar 63 klandestinë të huaj, me qëllim transportimin ilegalisht të tyre drejt vendeve të BE-së.

Aksioni është kryer në Durrës dhe burime zyrtare bënë me dije se i dyshuari, në fshatin Vrrinës, ka një subjekt që kishte në administrim dhe aty ka strehuar 63 shtetas të huaj. Dyshohet se këta shtetas qëndronin aty me qëllim trafikimin dhe punësimin e paligjshëm në kushte të këqija higjienike.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 56 vjeç, banues në Durrës, i cili në fshatin Vrrinë, Durrës, në subjektin që ka në administrim, iu gjetën të strehuar në ambiente me kushte të këqija higjienike 63 shtetas të huaj, të kombësive të ndryshme, që dyshohet se qëndronin aty me qëllim trafikimin dhe punësimin e paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë. Hetimet e mëtejshme i kalë kaluar prokurorisë vendore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Trump në G7: Irani i gatshëm të dorëzohet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha gjatë një konference telefonike të udhëheqësve të G7 se Irani “është gati të dorëzohet”, raportoi Axios të premten, duke...

12:57

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI