Flash

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, mblidhet sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Lapsi.al 28 February 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, mblidhet sot Këshilli i

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të zhvillojë të shtunën një seancë urgjente, pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj Iranit. Mbledhja u kërkua nga misionet e përhershme të Francës, Bahreinit, Kinës, Rusisë dhe Kolumbisë, sipas përfaqësisë ruse në OKB. Izraeli dhe SHBA-ja e cilësuan operacionin si “sulm parandalues”. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Mediat izraelite raportuan se lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, mund të jetë vrarë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Sipas raportimeve, objektivat e goditura përfshinin institucione kyçe në Teheran, si parlamentin, presidencën, Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ministrinë e Inteligjencës dhe Organizatën e Energjisë Atomike, si edhe kompleksin e Udhëheqësit Suprem.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI