Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

SPAK jep pretencën për të pandehurit e Universitetit Bujqësor

Lapsi.al 27 February 2026
SPAK jep pretencën për të pandehurit e Universitetit

SPAK lexoi të premten pretencën për 29 të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Prokurori Dritan Prençi kërkoi:

Edmond Terthorja- 3 vjet burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Amarildo Lleshi- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Serafin Skenderi- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Altin Murto- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Klara Jahollari-1 vit burg, t’i pezullohet masa e dënimit. Konvertim në shërbim prove 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Agim Sefa-1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare.

Mehmet Qoshja- 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare.

Enkeleida Sallaku- 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Romina Koto- 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Artur Koleci-1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe te konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Blenard Spaho- 1.6 vite burg, t’i zbresë dënimi në 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2 vite.

Tedi Proda- 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe te konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Elvira Shtogu-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.

Tone Vukaj- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 , të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.

Eridiana Cuni- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Erjola Kopali-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Etleva Shore- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Ilir Kapaj-1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.

Radion Dhromi-1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.

Klea Lekoçaj-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Mimoza Sefa-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Mimoza Shehu-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Rezearta Dervishi- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj po gjykohen me procedurë të zakonshme të ndarë nga pjesa tjetër.

Gjykata e Posaçme caktoi seancën e radhës në datë 18 mars ku do të bëhet mbrojtja dhe më pas do shpallet vendimi.

27 nga të pandehurit janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të këtij institucioni, ndërsa 2 janë përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k.

Të pandehurit akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh, të kryera në bashkëpunim.

Hetimet kanë zbuluar shkelje në nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 me fond total rreth 90 milionë lekë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI