Flash

Bie sërish shteti online, shumë faqe agjencish (gov.al) nuk hapen

Lapsi.al 25 February 2026
Bie sërish shteti online, shumë faqe agjencish (gov.al) nuk hapen

Shumë faqe qeveritare, me “domain” për institucionet qeveritare (.gov.al) nuk po arrijnë të hapen. Është e pamundur të aksesosh institucione të tilla, si Autoriteti i Shërbimit Rrugor, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Agjencia e Trajtimit të Pronave, e shumë të tjera.

Mësohet gjithashtu se rënia e sistemit ka ndikuar në mosfunksionimin e internetit edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjatë ditës, në institucion ka pasur ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike. Probleme po raportojnë dhe bizneset, që nuk po arrijnë të fiskalizojnë faturat.

Sipas burimeve nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI), që hoston këto faqe dhe menaxhon e-albania e domain zyrtar.gov.al, dhe administron qendrën e të dhënave qeveritare dhe sistemin e informacionit të shtetit, thanë se nuk kanë pasur drita në disa institucione, ndërsa faqet janë funksionale.

E-Albania ndërkohë është e aksesueshme.

Prej muajsh si bizneset ashtu dhe individët po hasin probleme me aksesin në faqet qeveritare, në një vend që ishte risi në botë për ministren e parë të Inteligjencës Artificiale. Për javë të tëra sistemi self-care, që përdoret gjerësisht nga bizneset nuk ishte funksional, duke penguar aktivitetin e tyre.

Një javë më parë Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar i Shqipërisë (AFMIS) nuk funksiononte, duke detyruar Agjencinë e Prokurimit Publik të njoftojë institucionet publike duhet të pajisjen me numër transaksioni për procedurat e prokurimit. Procedura e mirëmbajtjes ka mbetur peng i procedurave të prokurimit që nga korriku i vitit të shkuar.

Shumë tendera të mirëmbajtjes ndërkohë anulohen, si psh tenderit i internetit që u zvarrit për një kohë të gjatë për shkak të ankimimeve dhe për të cilin Komisioni i prokurimit Publik dha miratimin në javën e parë të shkurtit. Edhe tenderi i mirëmbajtjes së fiskalizimit është pezulluar disa herë, duke shkaktuar problem me self-care./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 25 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 96 lekë dhe do të shitet me 96.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe ...

08:20

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI