Flash

Skandal/ Shembet segmenti i Automotoparkut në Elbasan

Lapsi.al 24 February 2026
Skandal/ Shembet segmenti i Automotoparkut në Elbasan

Segmenti i rrugës së Automotoparkut në Elbasan është shkatërruar. Deputetja PD në Elbasan Klodiana Çapja ka denoncuar situatën duke cilësuar një skandal të rëndë, pasi janë bërë investime qindra miliona euro për Automotoparkun e Elbasanit.

“Denoncoj publikisht një tjetër skandal të rëndë që lidhet me një investim qindra miliona eurosh, siç është Automotoparku i Elbasanit. Kjo nuk është amortizim normal, por provë e qartë e një skandali tjetër në infrastrukturë, që tregon hapur punime pa standarde, mungesë kontrolli dhe keqpërdorim të fondeve publike”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo ka kërkuar që të bëhet një aludimit i menjëhershëm teknik dhe financuar.

“Qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë nuk meritojnë projekte fasadë që shemben pa u inauguruar siç duhet. Kërkoj auditim të menjëhershëm teknik dhe financiar, transparencë të plotë mbi kontratat dhe mbajtje përgjegjësie për çdo institucion dhe subjekt të përfshirë”, nënvizoi më tej Çapja.

Në reagimin e saj publik, deputetja demokrate e cilësoi situatën si një “provë të qartë të një skandali tjetër në infrastrukturë”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për amortizim normal, por për, punime pa standarde, mungesë kontrolli dhe Keqpërdorim të fondeve publike.

“Qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë nuk meritojnë projekte fasadë që shemben pa u inauguruar siç duhet,” deklaroi Çapja, duke kërkuar auditim të menjëhershëm teknik dhe financiar, transparencë mbi kontratat dhe mbajtje përgjegjësie për institucionet dhe subjektet e përfshira.

Denoncimi i saj ngriti pikëpyetje serioze mbi cilësinë e punimeve dhe mbikëqyrjen e projektit, një investim që është promovuar si një nga projektet strategjike për zhvillimin ekonomik dhe sportiv të zonës.

Të këshilluara

Kapet me køkainë shqiptari në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar u ndalua në Breshia të Italisë, si pjesë e një rrjetit të dyshuar të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës. Aksioni nga patrullat ka q...

10:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI