Flash

Shembja e rrugës paralizon ekonominë e juglindjes, tregtarët: Rriten kostot

Lapsi.al 24 February 2026
Shembja e rrugës paralizon ekonominë e juglindjes, tregtarët:

Bllokimi i akseve rrugore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit po reflektohet drejtpërdrejt në ekonomi, duke prekur bizneset që operojnë në furnizimin dhe shkëmbimin e mallrave me pjesën tjetër të vendit.

Koha e transportit është rritur ndjeshëm për shkak të devijimeve dhe kufizimeve në qarkullim. Si pasojë, janë shfaqur vonesa në furnizime dhe rritje e kostos së transportit çka ka reflektuar edhe në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

“Vonesa ka sa të duash. Ka raste për furnizimin flenë andej. Me bllokimin që ndodhi është katastrofë. Nëse nuk hapet rruga do detyrohemi të rrimë pushim”, thotë njëri nga tregtarët.

“Na ka ndikuar shumë, nuk ku shkon më keq se kaq. Nuk lëvizim fare as nga Gramshi, vetëm nga Përmeti-Tepelenë. Është rrugë shumë e gjatë. Kostoja është dyfish. Kjo ka ndikuar edhe në koston e produkteve që shesim. Rriten kostot do të rriten edhe çmimet. Edhe produktet nuk janë të shumta në numër. Rruga zgjat vajtja-ardhje 12 orë. Trafik ka shumë sepse është vetëm rruga alternativa. Nëse kjo vijon do rrimë pa punë”, shprehet një tjetër.

Më pas ndikimi është ndjerë edhe në sektorin e turizmit. Operatorët turistikë në Korçë dhe Pogradec raportojnë anulime rezervimesh në hotele dhe bujtina, ndërsa restorantet flasin për rënie të ndjeshme të xhiros ditore. Sipas tyre, pasiguria në qarkullim dhe zgjatja e kohës së udhëtimit nga zona e Gramshit kanë bërë që shumë vizitorë të anulojnë udhëtimet, duke ndikuar negativisht në të ardhurat e këtij sezoni turistik.

“70 përqind e rezervimeve janë anuluar, njëjtë edhe në restorant. Ka pasur rënie të të ardhurave këto ditë. Duhet të rregullohen rrugët, është e treta herë këtë sezon që përsëritet”, shprehet një prej tyre.

Sipërmarrësit shpjegojnë se nëse situata vijon me të njëjtin ritëm, rënia e të ardhurave mund të çojë deri në mbylljen e një pjese të bizneseve. Sipas tyre, kostot janë tashmë shumë të larta dhe, në kushtet e vonesave në furnizime dhe rritjes së shpenzimeve të transportit, bëhen të papërballueshme.

Të këshilluara

Kapet me køkainë shqiptari në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar u ndalua në Breshia të Italisë, si pjesë e një rrjetit të dyshuar të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës. Aksioni nga patrullat ka q...

10:31

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI