Flash

Kapet me køkainë shqiptari në Itali

Lapsi.al 24 February 2026
Kapet me køkainë shqiptari në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar u ndalua në Breshia të Italisë, si pjesë e një rrjetit të dyshuar të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës.

Aksioni nga patrullat ka qenë rastësor në zonën e Ospitaletto, ndërsa i riu jetonte në Romë. Sjellja e tij veçanërisht nervoze ngjalli dyshime tek oficerët që e ndaluan për një kontroll rutinë dhe vendosën të kryenin një hetim më të plotë brenda automjetit. I riu u arrestua me akuzën e trafikut të drogës.

Brenda mjetit, oficerët gjetën 70 qese me kokainë, me një peshë totale prej 76 gramë, gati për shitje. Së bashku me drogën, oficerët sekuestruan edhe 415 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Ndalimi ndodhi ndërsa i riu po ngiste makinën përgjatë rrugës nga Travagliato. Pas ndalimit, sjellja e tij e shqetësuar i shtyu oficerët të kontrollonin automjetin. Tani po hetohet edhe për bashkëpunëtorët e tij në këtë biznes ilegal.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI