Flash

Kosovë/ Tetë ditë deri në fund të afatit, partitë ende pa zgjidhje për president

Lapsi.al 24 February 2026
Kosovë/ Tetë ditë deri në fund të afatit, partitë

Edhe tetë ditë kanë mbetur deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë. Megjithatë, edhe pse afatet po afrohen asnjë nga partitë më të mëdha politike në vend nuk ka dalë me ndonjë kandidat për president, ose njoftim se kë mbështesin.

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Lidhja Demokratike e Kosovës janë në fazën e përcaktimit të mënyrës se si do ta bëjnë zgjedhjen përmes një marrëveshjeje politike apo konsensusit ndërpartiak. Të hënën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, takoi atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit, Kurti tha se me LDK-në synohet të hapet një kapitull i ri i marrëdhënieve.

“Në vijim ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë së paku 2/3 e deputetëve që qëndrojnë në sallë dhe votojnë duke përzgjedhur një emër të përveçëm në fletëvotim që e hedhin në kuti ose është tjera që subjektet politike merren vesh me njëra-tjetrën për rrugën përpara”, ka deklaruar Kurti.

Lideri i LVV-së ka thënë se nuk janë mbledhur nënshkrime nga VV-ja për asnjë kandidat, meqë, sipas tij, nuk ka kuptim të mblidhen nënshkrime kur maksimalisht i kanë 66 vota nëse votojnë të gjithë, edhe deputetët nga radhët e komuniteteve.

“Shfaqet e nevojshme të kemi diku 83-84 deputetë apo 85, pasi vetëm një nëse mungon atëherë shkojmë automatikisht në zgjedhje. Përgjithësisht përshtypja është që subjektet politike konsiderojnë se s’duhet që edhe në vitin 2026 gjysmën e parë të na marrin zgjedhjet. Do të përpiqemi maksimalisht të evitojmë zgjedhjet shkaku i moszgjedhjes së presidentit”, ka thënë Kurti.

Se kanë dy rrugë përpara e tha edhe kryetari i LDK-së, Abdixhiku: atë të konsensusit të gjerë apo të marrëveshjes mes dy partive për çështjen e presidentit.

“Nuk përmendëm emrat, folëm për parime për shtylla potenciale për zgjidhje të çështjet jetike të zgjedhjes së presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme”, është shprehur Abdixhiku.

Kurti e Abdixhiku thanë se përveç çështjes së presidentit, në takim kanë diskutuar edhe tema të tjera, si ato të sigurisë e të marrëdhënieve me aleatët.

Një ditë më parë, kryeministri Kurti takoi edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Hamza deklaroi se PDK-së nuk do të jenë pengesë, por as nuk do të mbështesë “kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar”.

Sipas Kushtetutës, presidenti i vendit duhet të zgjidhet një muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Presidentja Vjosa Osmani, që ka shprehur interesimin edhe për një mandat në krye të shtetit, është zgjedhur më 4 prill të 2021-tës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakteri...

07:19

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI