Flash

Shumë trafik e ndotje, por jemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

Lapsi.al 24 February 2026
Shumë trafik e ndotje, por jemi ndër të fundit në

Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 milionë, në kontrast numri i mjeteve sa vjen e po shtohet. Censi i vitit 2023 reduktoi me të paktën 400 mijë numrin e banorëve në vend, çka bëri që treguesit për frymë të kërcejnë për shkak të reduktimit të popullsisë.

Kjo bëri që dhe raporti i numrit të automjeteve të pasagjerëve në raport me popullsisë të kërcejë në 328 mjete për 1000 banorë në vitin 2024, nga 232 që ishte ky tregues në 2022-n, para Censit. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, ku raportohen të gjitha shtetet e Europës.

Pavarësisht rritjes, që në pjesën më të madhe i dedikohet rregullimit statistikor të popullsisë, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me numrit më të ulët të autoveturave në raport me popullsinë. Sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja e bashkimit Eurpoian në vitin 2024 ishte 578 mjete pasagjerësh për 1000 banorë, apo 75% më e lartë se në Shqipëri.

Ky tregues është në kontrast me trafikun e lartë me të cilën përballen shumë zotërues automjetesh si në rrugët ndërqytetetase, ashtu dhe brenda tyre, sidomos në Tiranë e Durrës. Krahas trafikut, edhe ndotja që ato shkaktojnë është shumë e lartë, për shkak se pjesa më e madhe e tyre është më naftë. Shumë shpesh tymi i zi që lëshojnë makinat në mes të qytetit, të depërton direkt në mushkëri.

Në rajon, Shqipëria, që dikur ishte e parafundit (Turqia e fundit) ka lënë pas dhe Bosnjë Hercegovinën (321), Maqedoninë e Veriut (318) dhe Kosovën (232). Në rajon na e kalon Mali i Zi (417) dhe Serbia (377).

Edhe nëse bëhen llogaritjet me vitin 2025, duke u bazuar në numrin e autoveturave në fund të vitit, që sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, ishte 847 mijë autovetura, treguesi rritet në 358 mjete/1000 banorë, duke mbetur sërish më e ulët se Serbia.

Europa

Sipas publikimit të Eurostat për transportin në Europë, norma e motorizimit për automjetet e pasagjerëve në rrugë është numri i makinave të pasagjerëve në raport me madhësinë e popullsisë. Në BE, ky tregues ishte mesatarisht 578 makina pasagjerësh për 1 000 banorë në vitin 2024. Normat më të larta të motorizimit u regjistruan në Itali (701 për 1 000 banorë), Luksemburg (670 për 1 000 banorë), Finlandë (666 për 1 000 banorë) dhe Qipro (661 për 1 000 banorë). Normat më të ulëta u regjistruan në Letoni (424 për 1 000 banorë), Rumani (444 për 1 000 banorë) dhe Hungari (447 për 1 000 banorë).

Në Shqipëri, regjistrimet e reja janë akoma me naftë, Europa drejt benzinës e mjeteve elektrike

Të dhënat e Eurostat, në publikimin e fundit për Transportin në Bashkimin Europian tregojnë se 66.2% e mjeteve të pasagjerëve që u regjistruan për herë në 2024-n në vend ishin me naftë, një peshë shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej rreth 15%.

Në total, në Shqipëri u regjistruan për herë të parë 85.7 mijë mjete të pasagjerëve në 2024-n, nga të cilat 56.7 mijë ishin me naftë. Me benzinë ishin 17.6% e mjeteve, me peshën që është ndër më të ulëtat në Europë dhe me energji alternative 12.9%. Makinat elektrike përbënin vetëm 3.3% të totalit.

Tendenca është krejt e ndryshme nga çfarë po ndodh në Europë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në Europë po përshpejtohet tranzicioni drejt automjeteve elektrike dhe alternativave më pak ndotëse. Në BE, vetëm 14.9% e mjeteve që u regjistruan në 2024-n ishin me benzinë; 58.6% ishin me benzinë; 11.9% ishin elektrike dhe 14.6% me energji alternative.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakteri...

07:19

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI