Flash

Zelensky: Fundi i luftës varet nga presioni që Putini do të marrë nga SHBA-të

Lapsi.al 24 February 2026
Zelensky: Fundi i luftës varet nga presioni që Putini do të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se, fundi i luftës në Ukrainë varet nga presioni që Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa.

“Lufta do të përfundojë kur presidenti amerikan, së bashku me evropianët, ta vënë Putinin nën kontroll dhe ta detyrojnë atë të hyjë në negociata të vërteta që do të sjellin rezultate. Vladimir Putin duhet të bindet që të bjerë dakord për një armëpushim”,tha Zelensky në një intervistë që dha të hënën (23/2) për televizionin gjerman ARD, ndërsa lufta hyn në vitin e saj të pestë.

Mediat e huaja shkruajnë se, ai foli për disfatën e agresorit, duke vënë në dukje se Rusia po lufton për ta shkatërruar si shtet të pavarur, por Ukraina nuk e ka lejuar ta bëjë këtë. Ai argumentoi gjithashtu se Ukraina nuk po e humbet luftën, ky është një narrativë ruse, tha ai në mënyrë karakteristike.

Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se ishte i hapur për negociata mbi pretendimet territoriale të Rusisë. Çështjet territoriale mund të vendosen përfundimisht vetëm midis krerëve të shteteve dhe qeverive, tha presidenti ukrainas.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakteri...

07:19

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI