Flash

Kadastra sqaron si të aplikoni për rivlerësimin e pasurisë

Lapsi.al 25 February 2026
Kadastra sqaron si të aplikoni për rivlerësimin e pasurisë

Kadastra Shqiptare ka publikuar një udhëzim që sqaron se si duhet të veproni për të bërë rivlerësimin e pasurisë. Hapi i parë është të identifikoheni në në e-Albania;

Më pas zgjidhni shërbimin: “Rivlerësimi i Pasurisë”, klikoni “Përfaqësuesi është i njëjtë me aplikantin”; Në faqen pasardhëse, zgjidhni pasurinë që doni të rivlerësoni, automatikisht shtohet edhe shërbimi “Lëshim kopje kartele të pasurisë së paluajtshme”;

Në vijim ngarkoni një dokument pronësie ose aktin e ekspertimit dhe licensën e ekspertit në PDF, nëse rivlerësimin e keni kryer me ekspert të licensuar;

Në faqen pasardhëse është reflektuar tarifa minimale e shërbimit, në përfundim klikoni “Dërgo”.

Kadastra sqaron se tarifa e shërbimit që ju shfaqet gjatë aplikimit nuk është fikse, por do të përllogaritet në varësi të shumës së tatimit që do të rezultojë nga rivlerësimi:

– Deri në 150,000 lekë tatim → 3,500 lekë

– Nga 150,001 – 300,000 lekë tatim → 7,000 lekë

– Mbi 300,001 lekë tatim → 10,000 lekë

Pas përllogaritjes ose verifikimit të rivlerësimit të kryer nga eksperti i licensuar, përcaktohet tarifa e saktë e shërbimit e cila përfshihet në faturën që ju vjen në e-Albania, thuhet në sqarim.

Ditën e djeshme iu hap rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është aktualisht.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), që rregullon procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme për individët.

Ky udhëzimi përcakton se mënyrat e rivlerësimit do të jenë pranë ASHK-së (me çmimet minimale fiskale) ose nga ekspert i licencuar.

Në udhëzim përcaktohet se në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit të përbashkët nr. 34, datë 29.12.2023, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”.

Baza tatimore llogaritet si diferenca midis vlerës së dalë nga rivlerësimi dhe vlerës së zbritshme të regjistruar më parë. Për ndërtesat, nga çmimi i referencës zbritet 1% për çdo vit përdorimi, deri maksimumi 30%. Për tokat, çmimi minimal fiskal është ai për metër katror sipas hartës së vlerave në fuqi.

Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal./Monitor.al

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 25 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 96 lekë dhe do të shitet me 96.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe ...

08:20

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI