Flash

Gjyqi në Hagë/ Rama: Kërkesa e prokurorëve për ish-krerët e UÇK, bombë mbi Kosovën

Lapsi.al 22 February 2026
Gjyqi në Hagë/ Rama: Kërkesa e prokurorëve për

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” u ndal tek çështja e ish-krerëve të UÇK në Hagë, duke thënë se kërkesa për 45 vite burg për secilin është absurde.

“Bombë e prokurorëve të Hagës mbi Kosovën”, kështu e ka cilësuar kryeministri Rama kërkesën e prokurorëve të Gjykatës së Hagës.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama

Shumë e veçantë ka qenë vizita e kësaj here në Prishtinë, në vigjiljen e ditës kombëtare të pavarësisë së Kosovës, pas bombës së prokurorëve të Hagës mbi Kosovën, si edhe po ashtu pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sebepi i kësaj vizite ishte ftesa e një miku të kahershëm dhe burri fisnik nga prishtina profesor Ahmed Shalës, në promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, një libër që duhet lexuar për të mësuar më shumë dhe kuptuar më thellë mbi procesin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

Por takimet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti ishin tejet pozitive, qoftë për nga këndvështrimi i harmonizimit të angazhimeve ndërkombëtare me Vjosën, qoftë për nga këndvështrimi i rritjes së bashkëpunimeve kombëtare me Albinin.

Qershia mbi tortë ishte bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët i ftova me shumë kënaqësi në Tiranë për të vazhduar komunikimin tone të filluar më herët.

Ndërsa të nesërmen, më 17 të shkurtit, telefonata e përvitshme e urimit të pavarësisë që marr nga Haga ishte posaçërisht emocionuese këtë herë, pas asaj çmendurie të prokurorisë speciale. Por zëri i Komandantit nga burgu i padrejtësisë ndërkombëtare ishte realisht, sinqerisht, më i qetë se asnjëherë. Në fillim e në fund të bisedës, Hashimi më përsëriti fjalinë: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë, askush!”

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI