Flash

Rama: Presidentja Osmani është kërcënuar, ja pse!

Lapsi.al 16 February 2026
Rama: Presidentja Osmani është kërcënuar, ja pse!

Kryeministri Edi Rama zbuloi për herë të parë që sipas tij Vjosa Osmani është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që hetuesit të kërkonin prova në intitucionin e Presidencës, lidhur me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK.

I pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, Rama tha: “Nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurororët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit, sepse me demek edhe aty do kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit, që do ta vendoste Kosovën në sytë e botës, si një shtet që deri në zyrën e Presidentes gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcnimi ndaj Presidentes ka zgjatur për dy vjet, për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar këtë gjë”.

Lidhur me Gjykatën Speciale, Rama tha se nuk bëhet fjalë vetëm idiotë, por për instrumenta të një gjykate që është edhe më politike se sa gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI