Flash

Mblidhet Komisioni për “Territorialen”/ Tabaku: Te miratojmë kalendarin e punës

Lapsi.al 16 February 2026
Mblidhet Komisioni për “Territorialen”/ Tabaku: Te

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale, theksoi se detyrimi i këtij komisioni në këtë fazë është miratimi i projekt-kalendarit të punës dhe jo kalimi i menjëhershëm i dokumentit aktual.

Sipas saj, amendamentet duhet të kalojnë me vendime të veçanta dhe procesi nuk duhet të nxitohet. “Të mos nxitohemi që të kalojmë dokumentin siç është sot, por të kalojmë projekt-kalendarin”, u shpreh Tabaku.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësime për rolin e sekretarit të komisionit, duke theksuar se funksionet e tij janë të përcaktuara qartë nga Parlamenti dhe përfshijnë koordinimin e punës me sekretariatet teknike dhe mes dy bashkëkryetarëve.

Deputetja propozoi që në kuadër të kalendarit të identifikohen qartë ligjet bazë që do të kërkojnë ndryshime. Lidhur me sondazhin publik, ajo bëri me dije se është kërkuar një ndryshim, ndërsa për afatet theksoi se nuk duhet bërë populizëm. “Qoftë brenda shkurtit apo marsit, ne jemi këtu. Kemi nevojë të lëmë hapësirën e duhur për një proces serioz dhe të plotë”, deklaroi Tabaku.

Tabaku: detyrimi i këtij komisioni sot është për të miratuar pr.kalendarin e punës. Amendamentet do të kalojnë me vendime të veçanta. Ne të mos nxitohemi që të kalojmë dokumentin siç është sot, por të kalojmë pr.kalendarin. Kisha disa shqetësime për punën e sekretarit. Parlamenti e ka të përcaktuar funksionet e sekretarit. Ai koordinon punën me sekretariatet teknike, dhe mes dy bashkëkryetarëve. Propozimet që kisha për kalendarin; duhet të identifikojmë ligjet bazë që do të ndryshojnë dhe në rastin e sondazhit publik, kemi kërkuar një ndryshim. Për datën mos të bëjmë populizëm. A bëhet brenda shkurtit apo marsit, ne këtu jemi. Kemi nevojë për të lënë hapësirën e duhur.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI