Flash

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Lapsi.al 16 February 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet në datën 23 shkurt në orën 10:00 për çështjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja e Këshillit do të bëhet pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi padinë e kryeministrit Edi Rama pasi gjyqtarët u ndanë 4 me 4 për vendimin. Socialistët ishin shprehur edhe më herët që rastin do ta trajtonin pasi të jepte verdiktin Gjykata Kushtetuese. Edhe sot, gjatë prezantimit të nismës për ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, kryeministri Edi Rama u ndal te kjo temë duke deklaruar se propozimet dhe rasti i Ballukut në Kuvend nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ai deklaroi se mazhoranca do ta trajtojë fillimisht me përgjegjësi rastin e Ballukut dhe më pas do të kalojë për votim ndryshimet.

Balluku u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra si zv/kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, në sajë të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 16 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë.Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me...

08:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI