Flash

Frena turizmit masiv, vendosen kufizime në Kapri

Lapsi.al 16 February 2026
Frena turizmit masiv, vendosen kufizime në Kapri

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm veror në ishullin idilik mesdheta në gjirin e Napolit, Kapri, do të zbatohen rregulla më të rrepta për turistët: vetëm grupet e organizuara të turistëve deri në 40 persona do të lejohen të zbresin në breg, sipas agjencisë së lajmeve Ansa.

Në përputhje me këtë, këshilli bashkiak i ishullit miratoi njëzëri rregulloret përkatëse. Këto gjithashtu parashikojnë që shoqëruesit e grupeve me më shumë se 20 persona nuk lejohen më të përdorin altoparlantë gjatë drejtimit të tureve në qytetin kryesor të Kaprit. Në vend të kësaj, ata duhet të komunikojnë me turistët përmes kufjeve me radio.

Kjo ka për qëllim të mbrojë nga zhurma dhe shqetësimet njerëzit e tjerë në ishull – veçanërisht banorët vendas. Në të ardhmen, drejtuesit e grupeve turistike do të lejohen të identifikohen si të tillë me anë të një katele të varur në qafë – dhe të mos tërheqin më vëmendjen për shembull me çadra ose pëlhura të lidhura në shkopinj. Ata gjithashtu duhet të sigurojnë që grupet e tyre të qëndrojnë së bashku dhe të jenë të sigurta gjatë gjithë rrugës dhe të mos zënë shumë hapësirë në rrugët e sheshet e qytetit.

Kapri në Gjirin e Napolit është një nga destinacionet më të njohura dhe më të vizituara të pushimeve në Itali. Ishulli njihet për vilat me muret e bardha rrethuese, bregun shkëmbor me gjiret dhe hotelet luksoze, veçanërisht në qytetin kryesor. Në sezonin kryesor, numri mesatar i vizitorëve vlerësohet deri në 50,000 në ditë.

Ishulli i vogël ka një popullsi prej vetëm 13,000 banorësh. Veçanërisht në verë, portet, pikat e vëzhgimit dhe monumentet historike janë rregullisht të mbipopulluara. Lorenzo Coppola, kreu i shoqatës lokale të tregtisë Ascom Confcommercio Capri, mirëpriti kufizimet që ka miratuar tani këshilli lokal.

Këto janë një "mjet i domosdoshëm për lehtësimin e barrës" në zonat e mbngarkuara që do t'u rikthenin rrugëve e trotuareve të ishullit hapësirën që u takon./DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 16 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë.Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me...

08:21

Analiza: Arsimi i lartë, në udhëkryq

Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitetet, rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, ndërkom...

21:29

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI