Flash

Kishte precedent penal për grabitje, humb jetën 46-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 16 February 2026
Kishte precedent penal për grabitje, humb jetën 46-vjeçari

Vijojnë hetimet për vdekjen e 46-vjeçarit shqiptar Arben Cristea, i cili humbi jetën gjatë një tentative grabitjeje në një zonë kodrinore në periferi të Arezzos në Itali. Sipas burimeve hetimore, Arbeni dyshohet se ishte pjesë e një bande që operonte në zonë dhe që besohet të ketë ardhur nga Lazio.

Grupi dyshohet se kishte planifikuar të kryente disa grabitje në të njëjtën zonë përpara se të kthehej në rajonin e Arezzos. Para incidentit fatal, në kodrat e Policiano-s ishin raportuar të paktën dy tentativa të tjera të dyshimta për vjedhje banesash.

Sipas hetimeve paraprake, 46-vjeçari u shpua te një shtyllë gardhi, pjesërisht të elektrizuar për të parandaluar hyrjen e kafshëve të egra në të mbjella. Dyshohet se ai pësoi një dëmtim të rëndë në arterien femorale, çka shkaktoi hemorragji fatale brenda pak minutash. Një autopsi pritet të përcaktojë me saktësi shkakun e vdekjes. Autoritetet kanë përjashtuar, për momentin, çdo lidhje të drejtpërdrejtë mes vdekjes dhe të shtënave paralajmëruese në ajër nga kunati i pronarit të vilës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 16 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë.Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me...

08:21

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI