Flash

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Nis shpalosja e argumenteve nga Avokati i Krasniqit

Lapsi.al 16 February 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Nis shpalosja e

Sot zhvillohet seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Avokati i Jakup Krasniqit, Aiden Ellis e ka nisur fjalën e vet duke thënë se Prokuroria nuk e ka vërtetuar nëse ka një lidhje shkakësore që i atribuohen Krasniqit dhe akuzave në aktakuzë. Ai e ka kritikuar Prokurorinë që ka shpalosur argumente të reja gjatë deklaratave përmbyllëse, kur procesi veç po shkon drejt fundit.

“Duke mos u treguar deklaratat dëshmitarëve që lidhen me këto dëshmi, Prokuroria nuk ka të drejtë të dalë me përfundimin se deklaratat janë shpërndarë në mënyrë të gjerë, janë lexuar, se janë marrë masa në bazë të tyre apo që kanë kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme në kryerjen e krimeve”./REL

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI