Flash

Berisha: Irena Gjoka mashtroi për një apartament në Fier dhe dy garazhe Tiranë

Lapsi.al 16 February 2026
Berisha: Irena Gjoka mashtroi për një apartament në Fier dhe dy

Lideri i opozitës në një deklaratë për mediat pasi doli nga godina e SPAK tha se, “Irena me 5 mbiemra mashtroi për një apartament në Fier dhe një apartament e dy garazhe në Tiranë!”.

“Për këtë krim meriton disa vite burg”, tha kreu demokrat

Deklarata e Berishës

Kthehemi aty ku është turpi i turpit të turpit të sistemit të drejtësisë, dëgjoni tani për Irenën me 5 mbiemra.

Dëgjoni tani!

Irena me 5 mbiemra, i ndjeri komisioner Dariel Sina, e kishte kapur në krime të shëmtuara gjatë deklarimit të pasurive.

Irena me 5 mbiemra nuk ka deklaruar apartamentin me sipërfaqe 63.65 metër katrorë në Fier. Apartament banimi, sipërfaqe 2 plus 1.

Kjo fshehje pasurie është justifikuar nga Irena me 5 mbiemra dhe ka fituar, natyrisht se është shoqe e ngushtë e Lindës së Surrelit dhe disa personave të tjerë me pushtet.

Ka qenë një këshilltare besnike e Ergys Agasit.

Pra, Irena me 5 mbiemra, kur është kapur mat me mashtrimin, ka thënë e harrova, e kisha harruar.

Mos harroni se për një garsionere i kanë nxjerrë gjykatësit, i kanë flakur në rrugë, jo se e kanë harruar, por se e kanë deklaruar se e kanë dhuratë nga i ati i vet.

Por Irena nuk është vetëm kaq. Jo.

Irena që mbrohet nga llumi i llumit të këtij sistemi, apartamentin tjetër në Tiranë me sipërfaqe 66 metër, të cilin thotë njëherë se e bleva me 10 mijë euro, dhe pastaj këtë çmim e rrit në 22 mijë euro.

Ku i paratë, i thonë, kam harruar thotë. Reale kjo.

Nuk ka treguar burimin e parave që ua ka marrë ryshfet klientëve të saj.

Kjo është gjykatësja.

Dhe prandaj Dariel Sina, këtë e përjashtonte nga sistemi.

Por së fundmi nuk mbaron këtu.

Irena me 5 mbiemra, ka fshehur dy garazhe në Tiranë. Nuk i ka deklaruar në procesin e vlerësimit të vetingut.

Pra, vetëm me këto, Irena me 5 mbiemra, meriton disa vite burg për fshehjen e pasurive të paligjshme.

Ajo mbahet si monumenti më i shëmtuar i sistemit që përfaqëson.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI