Flash

Bardhi: Kushtetuesja votoi në favor të SPAK, por një gjyqtar kërkoi të rivotojë

Lapsi.al 22 December 2025
Bardhi: Kushtetuesja votoi në favor të SPAK, por një gjyqtar

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ftuar në “Studio 24”, u shpreh se në votimin e parë të Gjykatës Kushtetuese për vendimin e GJKKO për pezullimin e Ballukut, ndarja e votave 4 me 4, do të linte në fuqi këtë vendim.

Por ka qenë një nga anëtaret e trupës së gjyqtarëve që ka kërkuar të rivotojë pasi e ka rivlerësuar edhe njëherë zgjedhjen e saj.

"Berisha ka vlerësuar punën e prokurorisë dhe guximin e prokurorëve në rastin e Ballukut. A e dini ju që Kushtetuesja ka votuar njëherë dhe rezultati ka qenë 4 me 4 që dmth se vendimi i SPAK qëndronte në fuqi dhe Balluku vijonte e pezulluar, dhe një nga gjyqtarët ka thënë e rihedhim dhe njëherë në votim sepse e rivlerësova dhe dua të votoj ndryshe.

Unë kam thënë se ndaj GJK po ushtrohet presion. Nuk ka ndodhur kurrë që një gjyqtar pasi të ketë votuar, një gjyqtar të kërkojë ta rivotojë dhe unë e marr si shenjë të fortë presioni" - tha Bardhi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI