Flash

Balliu: Të rinjtë ikin se s’blejnë dot shtëpi, Agasi mban 3 mln euro verë në shtëpi

Lapsi.al 22 December 2025
Balliu: Të rinjtë ikin se s’blejnë dot shtëpi, Agasi

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu denoncoi qeverinë për korrupsionin dhe kapjen nga krimi i organizuar.

Ai tha se Rama dhe Balluku duhet të jetë në burg, ndërsa t’u konfiskohen pasuritë.

“Ergys Agasi mban në shtëpi 3 mln euro shishe vere. Ndërkohë që të rinjtë e të rejat largohen sepse nuk blejnë një shtëpi, Belinda Balluku ka 317 apartamente e 2 jahte. Ku i gjetën paratë? Janë të gjitha paratë tuaja. Ndaj duhet të luftojmë që të arrestohen dhe tu konfiskohen pasurit”, tha deputeti demokrat, Klevis Balliu.

"Bandat në pushtet fshihen si struci. Sot më shumë se kurrë janë në garë kush t’ja fusë njëri-tjetrit.

12 vite kemi denoncuar se si një narkopushtet ka vjedhur cdo ditë, cdo minutë e orë duke i transformuar shqiptarët në popullin më të varfër me pushtetarët më të pasur të botës

Ndërkohë që sot nuk ka ilace në spitale, Ergys Agasi mban në shtëpi 3 mln euro shishe vere. Ndërkohë që të rinjtë e të rejat largohen sepse nuk blejnë një shtëpi, Belinda Balluku ka 317 apartamente e 2 jahte. Ku i gjetën paratë? Janë të gjitha paratë tuaja. Ndaj duhet të luftojmë që të arrestohen dhe tu konfiskohen pasuritë. Deri dje ishte vetëm opozita që fliste për narkoshtetitn dhe që denonconte, sot është e gjithë Evropa, janë 7 rezoluta ndërkombëtare.

Sot nuk ka asnjë gjuhë e botës që nuk e di se Edi Rama është kryetar i narkoshtetit, trafikant i rëndomtë droge që mban pushtetin vjedhur pme narkokartelet duke blerë votat me paratë e bandave, kur një shtet bie pre e bandave cfarë ndodh, ndodh që biznesmenët merren peng, që administratës i bëhet presion." 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI