Flash

Belind Këlliçi mesazh shefit të komisariatit nr.4 "Do merremi personalisht me ju"

Lapsi.al 22 December 2025
Belind Këlliçi mesazh shefit të komisariatit nr.4 "Do

Në protestën që po zhvillon Partia Demokratike së bashku me një numër të madh militantësh, ka folur në podium edhe deputeti i PD-së Belind Këlliçi.

Gjatë fjalës së tij, ai shprehu angazhimin që ka ndërmarrë kjo parti prej kohësh, me një qëllim të vetëm.

Sipas Këlliçit, Shqipëria qëndron në një akt emergjence kombëtare dhe PD qëndron në aktin e fundit të saj.

“Ky është akti i një emergjence kombëtare, dorëheqeja e kryeministrit Edi Rama. Kjo është përmbysja finale. Ata që na mbanin ne nën frikë, sot jetojnë me frikë, ata që na shantazhonin sot shantazhohen. Shqipëria është në vështirësi, por edhe buzë një zgjidhje të re. Ky vend nuk ka marrë fund.

https://www.youtube.com/watch?v=Kyy07dTZ6eM

Demokracia nuk vdes në një ditë, vetëm kur njerëzit binden se nuk ka alternativë. E nisëm betejën kur kemi qenë shumë pak, qëndruam dhe protestuam për 44 javë rresht.

Ne të gjithë së bashku do ta bëjmë aktin e fundit. Këmbanat që bien po kujtojnë se pushteti nuk është i përjetshëm.

Kam një mesazh personal për shefin e komisariatit numër 4 në Tiranë.

Harroje shantazhin ndaj demokratëve me deklaratën ku kërkoje sot me shkrim që të firmosin demokratët për të mos marrë pjesë në protesta. Ne nuk të llogarisim. Guxo ti dhe shefat e tu edhe një herë të vetme ti bini në qafë demokratëve, dhe do merremi personalisht me ju, një e nga një”, ka deklaruar Belind Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI