Flash

Këlliçi: Ka një skenar që Balluku mund të lërë mandatin para heqjes së imunitetit

Lapsi.al 18 December 2025
Këlliçi: Ka një skenar që Balluku mund të

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke zbuluar një informacion që, sipas tij, i ka mbërritur në mënyrë informale në lidhje me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe hetimet e SPAK.

Këlliçi u ndal te mënyra se si, sipas tij, nuk duhet ushtruar presion apo intimidim ndaj prokurorëve, duke sjellë si shembull rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Shikoni sjelljen e Veliajt me prokurorët e SPAK për të kuptuar se kërcënimi dhe intimidimi ndaj prokurorëve nuk është rruga e duhur. Sjellja e SPAK ndaj Veliajt ka qenë korrekte dhe me agravimin e gjuhës dhe sjelljes së tij u bënë publike prova dhe dokumente të reja, u shtrënguan masat dhe sot Veliaj është në paraburgim,” deklaroi Këlliçi.

Sipas deputetit të PD, nëse kryeministri Edi Rama do të bëhet “mburojë politike” për Ballukun, SPAK mund të reagojë me masa më të forta.

“Nëse Rama bëhet mburojë nesër e Ballukut, mendoj se SPAK e ka fare të lehtë që pjesë të materialit që ka për Ballukun të fillojë ta publikojë dhe të agravojë situatën me ngritjen e akuzave të reja apo me kërkesa për masa të forta sigurie,” u shpreh ai.

Këlliçi theksoi gjithashtu se të gjitha drejtoritë dhe agjencitë në varësi të ministrisë së drejtuar nga Balluku janë aktualisht nën hetim, duke sqaruar se këto mbeten hipoteza personale të tij.

Në vijim, deputeti demokrat zbuloi edhe një skenar tjetër të mundshëm, për të cilin tha se e ka mësuar në mënyrë informale.

“Flitet për një skenar tjetër që, para orarit zyrtar të mbledhjes, Balluku do të dorëhiqet edhe nga mandati i deputetes, jo vetëm nga funksionet e saj qeveritare. Ky është një informacion që e kam në mënyrë informale,” tha Këlliçi.

Sipas tij, një dorëheqje e tillë do ta bënte të pamundur zhvillimin e mbledhjes dhe do të pengonte që qytetarët të njiheshin me materialet e dosjes së SPAK, nën arsyetimin e ruajtjes së sekretit hetimor. /BW

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI