Flash

Salianji: Akuzat imagjinare se kam takuar Suel Çelën, mjerim politik

Lapsi.al 17 December 2025
Salianji: Akuzat imagjinare se kam takuar Suel Çelën, mjerim politik

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj akuzave në adresë të tij, duke i cilësuar ato si të fabrikuara dhe të motivuara politikisht për ta ndaluar nga përballja elektorale me kundërshtarët.

Salianji deklaron se e vetmja mënyrë për ta larguar nga gara zgjedhore ishte ngritja e akuzave të rreme, pasi sipas tij, në përballje të drejtpërdrejtë ai fiton. Ai mohon kategorikisht pretendimet se ka pasur kontakte me persona që i ka denoncuar prej vitesh, përfshirë Suel Çelën, duke i cilësuar këto akuza si shenjë të mjerimit politik.

Sipas Salianjit, Partia Demokratike ka nevojë urgjente për zgjidhje reale për humbjet e njëpasnjëshme, krizën e përfaqësimit dhe paaftësinë për të përballur një qeveri që ai e cilëson të zhytur në korrupsion. Ai akuzon drejtuesit e partisë se, në vend që të japin llogari, përbaltin demokratët kritikë.

Postimi i Salianjit:

E vetmja mënyrë që Edi Rama gjeti për të më ndalur nga përballja me ta në zgjedhje ishin akuzat e fabrikuara, në betejën time kundër një prej grupeve mafioze më të fuqishme në vend. Sepse në garë dhe me garë unë i mund! Këtë e kam treguar në Korçë, në Kavajë, në parti dhe kudo: forca ime e vetme janë, personaliteti, vullneti im dhe mbështetja e njerëzve.

Në Elbasan ishte e gjithë struktura vitale e Partisë Demokratike. Akuzat imagjinare, siç ndodh rëndom me armiqtë imagjinarë të qëmotit, se unë paskam takuar ata që i kam denoncuar prej vitesh, duke filluar nga Suel Çela, janë një dëshmi e mjerimit politik. Veçanërisht kur dihet se shumëkush tjetër e ka pasur në krah dhe e ka përdorur për interesa të veta.

Por ç’rëndësi ka kjo. Në kushte të një demokracie dhe jo autokracie do shkoja në gjykatë të përballja çdo shpifës. Por në kushtet e një përballje për shkak se dua që Partia Demokratike të jetë fituese dhe disa rrogëtarë kanë frikën e humbjes së pushtetit e të pazareve po reagoj publikisht një herë, e më pas siç kam bërë çdo herë, do shkoj në vendngjarjet e krimit, korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të tyre në pazare!

Shoqëria dhe demokratët po e bërtasin me të madhe se kanë nevojë të dëgjojnë zgjidhje reale:

– për humbjet e njëpasnjëshme,

– për mosmbajtjen e fjalës,

– për degradimin e debatit në akuza të pavërteta,

– për promovimin e humbësve serialë,

– për cimentimin në karrige e pushtet pa mbështetje,

– për atrofizimin e partisë,

– për pafuqinë për të rrëzuar një qeveri të kalbur nga korrupsioni në çdo hallkë,

– për pafuqinë për të nxjerrë qytetarët në protesta

– për pamundësinë për ta bërë Partinë Demokratike fituese.

Në vend të kesaj drejtuesit që duhet të japin lllogari, kërkojnë llogari dhe përbaltin demokratët!

Sa më përket mua, unë nuk kam emëruar, as komanduar struktura për të zgjedhur deputet të Partisë Demokratike dikë që, në funksionin e prokurorit që duhet të luftojë bandat, gjendet në makinë me to, nën breshërinë e plumbave me kriminelë ndër më të rrezikshmit! Kjo është vijë e kuqe dhe dëmtim i kartës morale të opozitës!

Kam vazhduar dhe do të vazhdoj në rrugën e duhur: takimet me demokratët, ballë për ballë, me lirinë time dhe të vërtetën, pa ndalim. Demokratët dhe populli opozitar meritojnë rotacion.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI