Flash

“Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Lapsi.al 13 December 2025
“Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton

Në prag të festave të fundvitit, ku kërkesa për mish gjeli rritet, fermerët lokalë përballen me vështirësi për të shitur prodhimin e tyre me një çmim të favorshëm për ta.

Importi i gjelave të detit nga Greqia ka ndikuar ndjeshëm në tregun vendas, duke sjellë ulje të çmimit për gjelat e detit të rritur nga fermerët në zonën e Lushnjës.

Kjo ka bërë që konsumatorët të orientohen drejt produkteve të importit, duke e lënë në stok pjesën më të madhe të gjelave të rritur në mënyrë natyrale nga fermerët e Lushnjës. Aktualisht gjelat po shiten me 8 mijë lekë kg një çmim që për t’a nuk arrin dot as koston e shpenzimeve.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet për të mbrojtur prodhimin vendas, si dhe për të rritur kontrollin mbi cilësinë dhe origjinën e produkteve të importuara./ TCH

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish-prefekti i Fierit

Baki Bala, ish-prefekt i qarkut të Fierit, është ndarë këtë të shtunë nga jeta pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rrallë. Familja ka dhënë lajmin e t...

10:57

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI