Flash

Rama nuk humb kohë/ Vendimi i Kushtetueses për Ballukun del në Fletoren Zyrtare

Lapsi.al 12 December 2025
Rama nuk humb kohë/ Vendimi i Kushtetueses për Ballukun del në

Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga vendimi i publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese dhe ai ka hyrë në fuqi me botimin ne Fletoren Zyrtare. Është një rast i paprecedentë që një vendim i Kushtetueses të zbardhet brenda pak orësh për më tepër që ishte edhe mjaft kompleks. (VENDIMI I PLOTE) 

Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi me 5 vota pro dhe 3 kundër të kalojë për shqyrtim kërkesën e bërë nga kryeministri Rama dhe po ashtu të rikthejë në detyrë Ballukun deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Në vendim thuhet se pro pezullimit të vendimit të GJKKO u shprehën gjyqtarët Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.

Më 22 janar, në një seancë publike që do të nisë në orën 10:00, Kushtetuesja do të shqyrtojë ankimin e Ramës për të cilin do duhet të shprehet nëse GJKKO e ka fuqinë apo jo të pezullojë një anëtar të Këshillit të Ministrave. Në këtë seancë, përveç qeverisë që është palë në çështje, Kushtetuesja ka thirrur edhe përfaqësues nga SPAK, GJKKO, Kuvendi dhe Presidenti si subjekte të interesuara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD mbledh nesër Kryesinë

Kryesia e PD të shtunën do të zhvillojë një mbledhje urgjente. Një mesazh u është dërguar anëtarëve të Kryesisë ku njofton për mbledhjen që do të mbahet në orën...

20:10

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI