Flash

Ndahet nga jeta ish-prefekti i Fierit

Lapsi.al 13 December 2025
Ndahet nga jeta ish-prefekti i Fierit

Baki Bala, ish-prefekt i qarkut të Fierit, është ndarë këtë të shtunë nga jeta pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rrallë. Familja ka dhënë lajmin e trishtë.

Bashkëshortja e tij shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait të tre vajzave të tyre.

Njoftimi i familjes për vdekjen e Baki Balës

"Me dhimbje të pamasë po ndajmë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëshortit tim të shtrenjtë dhe babait të tre vajzave tona, Baki Bala.

Ai u përball me një sëmundje të vështirë dhe të rrallë me forcë, dinjitet dhe shpresë, duke na mësuar çdo ditë çfarë do të thotë të luftosh me zemër dhe të duash jetën edhe në momentet më të vështira. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat tona, një dhimbje që fjalët nuk arrijnë ta përshkruajnë.

Do të jetojë përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona si një shpirt fisnik, i buzëqeshur, optimist dhe luftëtar i palodhur — ashtu siç ishte gjatë gjithë jetës së tij. Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë detajet për ceremoninë mortore."

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI