Flash

Kërcënoi drejtorin e IKMT-së në Kukës, arrestohet inspektori

Lapsi.al 13 December 2025
Kërcënoi drejtorin e IKMT-së në Kukës, arrestohet

Inspektori i IKMT-së në Drejtorinë Rajonale të Kukësit ka rënë në prangat e uniformave blu pasi kërcënoi Besart Totën, Drejtori Rajonal i IKMT-së.

Arrestimi i 46 vjeçarit u bë pas kallëzimit së Totës, i cili pretendon se u kërcënua pasi kishte konstatuar gërmimin e një toke në fshatin Krenzë, nga një 33 vjeçar (djali i xhaxhait të të arrestuarit).

Ky i fundit, do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin D. H., 46 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, shtetasit B. T., se është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi D. H., në lidhje me një aktkonstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi M. L. (djali i xhaxhait të të arrestuarit).

Në vijim të veprimeve, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, i cili kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI