Flash

Zbardhet dëshmia e Granit Plavës: Naimi e çeli xhamin, unë qëllova!

Lapsi.al 30 November 2025
Zbardhet dëshmia e Granit Plavës: Naimi e çeli xhamin, unë

Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje që goditi gjithë opinionin publik.

Ajo u vra para syve të fëmijëve të saj, në natën e errët të 29 nëntorit 2023, një krim që vazhdon të lërë plagë të hapura në familjen Ademaj.

Për këtë vrasje të rëndë, në bankën e të akuzuarve qëndrojnë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Familja Ademaj ka qenë e prerë në kërkesën e saj: burgim të përjetshëm për të tre.

Dokumenti i Forenzikës Psikiatrike, të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, zbulon se krimi nuk ishte i rastit, përkundrazi, ishte planifikuar me kujdes makabër.

Sipas dëshmisë së Granit Plavës, del qartë se vetë Naim Murseli e kishte përgatitur armën me 5 fishekë, duke e kthyer natën e 29 nëntorit në një skenë të paramenduar.

‘Dy ditë më herët, nëpërmjet Kushtrimit, unë u pata taku me Naimin, patëm dalë natën edhe patëm pi. Ditën kritike unë u zgjova në mëngjes, edhe Naimi kah ora 9:30 – 10:00 ka ardhë më ka marrë edhe jena nis për në Prishtinë.

Ai ka ec përpara me kerr, unë përmas. Jemi ndal të pompa … edhe aty ma ka lonë allatin e 5 fishekë në shanzher dhe 15 fishekë të tjera. Tani jemi nis për në Prishtinë, ndërkohë ma ka qitë ni kafe edhe mu më ka ardhë qajo energjia madhe’, ka thënë Granit Plava në dëshminë e tij.

‘E kom përcjellë ato deri te shpija e vet edhe e kena pa venin, tani une kom dalë në rrugë e kom njek përmas Naimin, se ai ka pasë mi marrë grunë edhe fmin edhe me dalë në darkë.

Une gjithë jom konë përmas, po mas tina u shku teposhtë ka pas ni aksident të trafikut, une i rashë ni rrugës tjetër se u tuta që po më nxen policia e kisha pi marihuanë. Ma ka shkru Naimi edhe ma ka vet ku je, tani ma ka qu lokacionin me ka prit te shitorja, une tani e kom nxon rrugës’.

Akoma më i rëndë bëhet i gjithë rasti kur, sipas kësaj dëshmie tronditëse, zbulohet se në momentet vendimtare Naimi i kishte thënë Granitit: ‘gjuj, gjuj’.

‘Kur kemi mri te kafja në Graçanicë ai ka hi me familjen e vet, une kom nejt aty në kafe edhe i pritsha instruksionet, tani me ka shkru Naimi me ka thanë ‘po qohmi?’. Kur kanë dalë prej kafes une jom kan mas tyne, kom mri, jena mri te veni ngat shpise së Naimit, une e kom kan kerrin, edhe kur ai u nal i kom dalë përpara, ate e kan qel xhamin pak edhe kom unë e kom qellu në drejtim të asaj grusë.

Naimi thojke ‘gjuj gjuj’ po une u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mri në shpi. Mas nja ni ore kom mri në shpi kom ra kom flejt, të nesërmen kom marrë vesh që ajo ka dek. Mas dy ditëve ka ardhë policia edhe më kanë arrestu’, kishte thënë Plava.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. ...

09:51

Berisha njofton "Foltore" jashtë Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët. Berisha zbuloi se “Foltorj...

12:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI