Flash

Tritol në banesën e Gentian Zotos, shpëton pa lëndime nëna e tij (DETAJE)

Lapsi.al 30 November 2025
Tritol në banesën e Gentian Zotos, shpëton pa lëndime

Një shpërthim tritoli ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen “Partizani” në Vlorë. Lënda plasëse është vendosur në derën e apartamentit të Gentian Dautajt, i njohur edhe si “Gentian Zoto”, i cili aktualisht ndodhet në burg, duke vuajtur dënimin prej 35 vitesh për tentativën e vrasjes së Ines Hajrullës.

Sipas Policisë Kriminale në Vlorë, Dautaj konsiderohet pjesë e grupit të njohur si “Çipurit”, i cili prej vitesh ka pasur përplasje me grupin e Ines Hajrullës.

Nga të dhënat paraprake, një person ka shkuar në orët e vona të natës dhe ka vendosur sasinë e tritolit në derën e apartamentit. Në banesë ndodhej vetëm nëna e Dautajt, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dëmet janë vetëm materiale, kryesisht në derën e hyrjes.

Ndërkohë, çështja penale që përfshin Gentian Dautajn dhe persona të tjerë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, pas kalimit në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të shpërthimit.

Historik

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pa pas mesnatës duke u gdhirë dita e sotme në Vlorë në banesën e Bakie Zotos, në Vlorë. Ajo është nëna e Gentian Zotos, i dënuar me 35 vite burg për atentatin ndaj Inez Hajrulla në Vlorë.

Në muajin Tetor 2023, Gjykata e Apelit Tiranë, shpalli të deklarojë fajtor dhe dënojë me 35 vite burgim Daut Elmazin për akuzën e ‘Vrasjes në rrethana cilësuese’ e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

35 vite burgim për Gentjan Dautaj ( Zoto) për akuzën e ‘Vrasjes në rrethana cilësuese’, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

30 vite burgim për Igli Memaj ( Suloti) për akuzën e ‘ Vrasjes në rrethana cilësuese’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Për të njëjtën akuzë më 25 vite heqje lirie janë dënuar edhe Serxhio Ademi ( Cima) dhe Albano Goxhaj.

Ngjarja për të cilën u dënuan këta persona është atentati i ndodhur në 10 majit 2019.

Ngjarja u regjistrua më 10 maj 2019 në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë, ku Inez Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë nëntë persona: Fatmir Hyseni, ‘Doqia’, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ‘Çipurit’, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Sipas prokurorisë së Vlorës, Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Në ikje e sipër, autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip ‘Land Rover’ me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë.

Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht.

Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti ‘Land Rover’, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur ‘Lungomare’ dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë moment, gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. ...

09:51

Berisha njofton "Foltore" jashtë Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët. Berisha zbuloi se “Foltorj...

12:39

Zjarr në Ksamil, digjet një lokal

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil të Sarandës. Lokali i drurit, i marrë më qira nga personi me iniciale K. L., është përfshirë...

09:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI