Flash

Krìmì që tronditi Greqinë/ 46-vjeçarja lë lekët në bixhoz, vret dhe grabit vjehrrën

Lapsi.al 25 November 2025
Krìmì që tronditi Greqinë/ 46-vjeçarja lë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Një 46-vjeçare është arrestuar nga policia, e akuzuar se ka vrarë dhe grabitur vjehrrën e saj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes së shkuar në Salaminë.

Autorja e krimit, ka rrëfyer në polici se hyri fshehtas në shtëpinë e 75-vjeçares, duke thyer një dritare për të marrë para, konkretisht 1 100 euro, por gjithçka doli nga kontrolli kur mendoi se viktima e njohu.

Ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë më herët djalit të saj 10 000 euro për t'i mbajtur për të. Megjithatë, këto para humbën. Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush). Kjo shkaktoi pendesë te burri i saj që kishte humbur paratë e nënës së tij. Kështu që vendosi t'ia kthente asaj shumën në fjalë. Ai mblodhi 8 000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t'i kthente së shpejti edhe 2 000 të mbetura.

Ai arriti të mblidhte edhe 1 100 euro të tjera dhe po përgatitej t'ia jepte nënës. Por, një natë, gruaja e tij, e cila dyshohet se është e varur nga bixhozi, i mori këto 1 100 euro, i luajti në bixhoz dhe i humbi. Më pas, për të mos u kapur nga burri, ajo vendosi të hynte fshehurazi në shtëpinë e vjehrrës së saj, të merrte 1 100 euro dhe t'i kthente ato në vendin ku i kishte lënë burri i saj.

Dhe kështu ndodhi. Duke pasur akses në kamerat e sigurisë, ajo ndryshoi drejtimin e tyre në mënyrë që të mos e regjistronin, vuri një maskë dhe doreza, mori një çekiç dhe u nis për në shtëpinë e saj. Theu xhamin e një dritareje, hyri brenda dhe filloi ta kërcënonte gruan dhe t'i kërkonte para.

E moshuara reagoi ndaj autorja mori një shishe dhe e goditi në kokë, duke bërë që 75-vjeçarja të binte në dysheme. Në gjendje shoku, siç tha ajo, mori një thikë dhe e qëlloi disa herë. Pas krimit, ajo u kthye në shtëpi, lau rrobat që kishte veshur dhe i hodhi në një kosh plehrash.

Audiot e kamerave të sigurisë dhe një video e fiksuar nga një kamera shumë afër shtëpisë së gruas 75-vjeçare i shtynë autoritetet të arrestonin nusen e saj me akuzën e vrasjes. Në video shihet makina e 46-vjeçares duke u larguar nga zona e krimit. Hetimi zbuloi edhe gjurmë të gjakut të gruas fatkeqe brenda makinës, gjë që çoi në rrëfimin e saj. Edhe pse vrasësja ishte kujdesur të ndërhynte te kamerat në mënyrë që ato të mos regjistronin brenda shtëpisë dhe të mbulonte tiparet e saj, ajo bëri gabimin që nuk e fiku zërin e tyre.

Në pamjet filmike 35-minutëshe, dëgjohet gruaja fatkeqe, e cila nuk e kishte kuptuar se njeriu i panjohur në shtëpinë e saj ishte një grua, dhe për më tepër nusja e saj. Në minutat e fundit të jetës së saj, viktima dëgjohet duke thënë "Ati ynë". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Më 11 dhjetor zgjidhet kreu i ri i SPAK

Më 11 dhjetor 2025, ora 09:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të zhvillojë intervistat me kandidatët, sipas rendit alfabetik, si dhe do të vijojë me zg...

17:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI