Flash

Anglia fiton me dy gola në Tiranë, kuqezinjtë tani sytë nga playoff-i

Lapsi.al 16 November 2025
Anglia fiton me dy gola në Tiranë, kuqezinjtë tani sytë nga

Shqipëria e ka mbyllur me humbje fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, edhe pse kuqezinjtë e kishin arritur objektivin play off tre ditë më parë.

Kuqezinjtë u ndëshkuan dy herë nga Harry Kane kundër Anglisë, pavarësisht një super paraqitjeje nga ana e djemve tanë, të cilët disa herë e bënë portën angleze të dridhej.

Me kë do ndeshemi tani në playoff? Kliko këtu  

Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, me Hysajn që provoi të gjente një supergol në minutën e 18’, por tentativa e tij përfundoi mbi kuadrat.

Pas 8 minutash, mbrojtësi kuqezi u detyrua të linte fushën i dëmtuar, për t’u zëvendësuar nga Ivan Balliu.

Anglezët provuan të gjenin golin me Boëen dhe Quansah, por Strakosha u tregua i vëmendshëm të dyja herët për ta mbajtur portën e paprekur. Kështu u mbyll dhe pjesa e parë, pa asnjë gol të shënuar.

Pjesa e dytë ishte e zjarrtë, me Laçin që iu afrua golit në të 47’, por nuk e devijoi topin siç duhet. Arbër Hoxha iu afrua dy herë golit pak minuta më vonë, por u ndal nga portieri Henderson.

Pas një paraqitje të mirë të kuqezinjve, gjithçka u prish pas një largimi jo të saktë të topit në minutën e 74’, Harry Kane përfitoi për ta dërguar topin drejt rrjetës.

Në minutën e 82’, Harry Kane shënoi dhe golin e dytë personal dhe të dytin për Anglinë, duke futur në kasafortë tre pikët.

Minutat e fundit Shqipëria u detyrua t’i luante me 10 lojtarë, pas dëmtimit të rëndë të Armando Brojës, i cili nuk kishte shumë minuta që ishte në fushë dhe e la atë mes lotësh.

Kështu Shqipëria e mbyll këtë fushatë kualifikuese në vendin e dytë me 14 pikë, historike, me sytë tashmë që janë nga shorti i së enjtes për fazën play off.

Rezultati:

Shqipëri 0-2 Angli

Kane 74′, 82′ 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI